Opozita bojkot Kuvendit, Rama 
'Nuk dini pse ikët, vajtët në kafe!'
Foto/ Ndocaj 'denoncon' opozitën, por..
VIDEO/ Fjala  e Kryeministrit Rama

Opozita bojkot Kuvendit, Rama <br />'Nuk dini pse ikët, vajtët në kafe!'<br />Foto/ Ndocaj 'denoncon' opozitën, por..<br />VIDEO/ Fjala  e Kryeministrit Rama
TIRANE - Ndonëse kërkesat e opozitës u pranuan në konferencën e kryetarëve me përjashtim të futjes në rendin e ditës të çështjes për mandatin e deputetes Valentina Leskaj për të cilin demokratët këmbëngulin , sërish opozita, është larguar në shenjë proteste ndaj parlamentit. Kryetari i grupit të PD-së Edi Paloka tha nga foltorja e Kuvendit se PD do të vijë në seancë vetëm për të votuar aktet që ka propozuar vetë. Për kryeministrin Edi Rama largimi i vërtetë i opozitës nga parlamenti ka të bëjë me faktin se kauza e tyre për dekriminalizimin nuk përmbushet pasi në parlament nuk ka kriminelë ndërsa e konsideroi betejën e opozitës betejë parazitësh.
...



Deputetët e Partisë Demokratike braktisën seancën e sotme parlamentare, pasi Kuvendi nuk futi në rendin e ditës kërkesën e tyre për heqjen e mandatit të deputetes Valentina Leskaj, me argumentin se ka konflikt interesi. Edhe pse në nisje të seancës erdhën optimistë në sallë pasi Konferenca e Kryetarëve kishte pranuar dy kërkesa të tjera të opozitës - për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore, të djathtët nuk "rezistuan" dhe pas një fjale që mbajti kryetari i grupit Edi Paloka dhe Sali Berisha, braktisën seancën. Një tërheqje kjo për demokratët, të cilët më herët të njëjtat kauza i mbrojtën duke bllokuar seancën e madje duke qëlluar edhe me vezë brenda sallës...këtë radhë aksioni i tyre opozitar duket se është bojkoti.
 
Ndërkohë, mandati i deputeti Koço Kokëdhima, për të cilin Këshilli i Rregullores dhe Mandateve vendosi t'ja kalojë kushtetueses, Ruçi tha se eshte ne rendin e dites, bashkë me kërkesën tjetër të demokratëve për mandatin e deputetit Rakip Suli.
 
Më herët Konferenca e Kryetarëve pranoi dy kërkesa të opozitës për një amendim në ligjin e dekriminalizimit që të pezullojë nga funksionet publike zyrtarët e arrestuar në flagrancë, si dhe një ndryshim në ligjin për komisionet hetimore.

ndocaj parlament opozita del

opozita iken nga kuvendi



Rama: Opozita nuk e di as vete pse u largua!
Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se as vetë opozita nuk e ka të qartë arsyen e bojkotit që i bëri seancës.
 
Shefi i mazhorancës e quan marrëzi që të kërkohet një tjetër amendim në ligjin e dekriminalizimit, kur palët arritën më në fund konsensusin pas orëve të tëra bisedime.
 
"Qeveria e vjetër ikën dhe as nuk arrin ta shpjegojë dot pse ikën. 48 orë marrëzi negociata, të mbyllura 6 herë dhe të rihapura 6 herë për ta çuar në ekstrem një formular qesharak ishte shprehja e dëshpërimit për faktin se ata 19 kriminelët që do kapeshin nga ky proces ishin pjellë e fantazisë. Pse ikin? Se s'ka kriminelë këtu. Tani na nxorën dekusarizimin. Mbas dekusarizimit kur mos të ketë as kusar këtu, kushedi se sa do dalin", tha Rama nga foltorja e Kuvendit.

Pasi mori fjalën gjatë replikave intensive me kreun e PBDNJ Vangjel Dule, Rama tha se kishte konstatuar që opozita kishte ikur në kafe, duke bërë batuta me të.

"Mirë që ikin nga këtu po nuk di ku të shkojë nga këtu, dhe janë të tërë në kafe përveç Saliut", tha Rama. 

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Kuvend

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja