Opozita bojkoton Këshillin Bashkiak
Veliaj: Tirana s'ecën para me çadë

Opozita bojkoton Këshillin Bashkiak<br />Veliaj: Tirana s'ecën para me çadë
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës u zhvillua sot pa praninë e opozitës, pasi kjo e fundit e bojkotoi në emër të kauzës për zgjedhje të lira dhe kërkesës së Partisë Demokratike për largimin e Ramës.

Nga ana tjetër kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se Tirana do të ecë përpara me punë dhe jo me sharje, kërcënime apo çadra. 

"Në Tiranë ka 2 palë njërëzish, një palë që punon dhe një palë që nuk punon....", tha Veliaj.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u miratua edhe krijimi i Agjencisë për Administrimin e Tregjeve, që do të jetë një institucion në varësi të Bashkisë Tiranë për administrimin dhe menaxhimin e shërbimit të tregjeve publike. 

“Pamundësia  e kontrollit tekniko veterinar të mishit të therur ndikon drejtpërdrejt te siguria e shëndetit publik. Do të duhet që veterinerët tanë të kthehen në policë të mishit për t’i rënë mbrapa çdo kujt që shet mish në cepa rrugësh. Jemi në një moment që nuk mund të pranojmë më zgjidhje të ndërmjetme’’, u shpreh Veliaj.

Këshilli Bashkiak miratoi sot një sërë vendimesh të tjera për kujdesin social dhe për përmirësimin e infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës si: vendimi për shlyerjen e borxheve të klubit të futbollit “Tirana”, që kap një shumë prej 400 milion lekësh; vendimi për zhvillimin e Projektit ‘Identifikimi, dizenjimi dhe përzgjedhja e produktit turistik’; Dhënia e ndihmës financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e rrëshqitjes së tokës, si dhe nga zjarri për disa familje që banojnë në territorin nën juridiksionin Bashkisë Tiranës, vendimet për ndryshimin niveleve të pagave për punonjësit e Bashkisë Tiranë dhe drejtorive në varësi të saj.
 
Një tjetër vendim i rëndësishëm i miratuar nga Këshilli ishte edhe “Trajtimi me Bonus Strehimi të disa familjeve në nevojë, të cilat nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot