Opozita bojkoton sërish komisionin e Dezinformimit! Braçe: Strategji kombëtare për ndalimin e ndërhyrjeve të huaja

Komisioni i Posaçëm i Dezinformimit zhvilloi sot mbledhjen e radhës, e cila u bojkotua sërish nga deputetët e opozitës. Në mbledhjen e sotme mazhoranca ka miratuara metodologjinë dhe objektivat e këtij komisioni, ku fokusin kryesor do e këtë në përmirësimin e kuadrit ligjor për të mos lejuar ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike dhe zgjedhore.

Kryetari i komisionit Erion Braçe tha se pas grumbullimit të të dhënave në mënyrë shkresore, por dhe me seanca dëgjimore do të krijohet një strategji kombëtare me rekomandime dhe ndërhyrje në legjislacion, për të parandaluar ndërhyrjet e huaja e keqdashëse në proceset demokratike, ekonomike, mediat dhe zgjedhjet në vend.

“Metodologjia do të kalojë përmes grumbullimit të të dhënave dhe burimeve zyrtare e të hapura për secilën nga çështjet që janë në objektivat e punës së këtij komisioni. Të dhënat do të jenë në mënyrë shkresore dhe të hapur dhe me seanca dëgjimore. Më pas do të kalojmë në analizë të këtyre dhënave dhe më pas do shkojmë në krijimin e një strategjie kombëtare në adresimin e këtyre fenomeneve, në ndërhyrjet e huaja dhe keqdashëse në proceset demokratike, ekonomi dhe media dhe në fund do i adresohemi kuvendit me gjetjen dhe rekomandimet tona për ndërhyrjet në legjislacion apo akte të tjera që do rregullojnë këtë fushë. Objektivi është rishikimi i kuadrit ligjor për ndalimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike dhe ato zgjedhore”, tha Braçe.

Përgjatë 1 viti që do të funksionojë komisioni i dezinformimit do të punojë për përmbushjen e 4 objektivave kryesore, ndërsa do të kërkohet edhe ekspertiza nga vendet e BE dhe të NATO-s, që kanë adresuar këtë problematike prej vitesh. 

“4 objektiva kryesore; 1 pari ka të bëjë me rishikimin e kuadrit ligjor për ndërhyrjen e huaj në proceset demokratike dhe ato zgjedhore. Objektivi I dytë forcimi i kuadrit ligjor dhe masat institucionale nga ndërhyrjet keqdashëse. Objektivi i tretë për ndërhyrjet në ekonomi, në sektorët strategjikë. I katërti me me lirinë e medias, mbrojtja dhe promovimi online dhe ofline, aksesi dhe nxitja e debatit publik për dezinformimin. Forcimi i organizatave të shoqatave dhe rritja e kapacitete të mediave të pavarura për të luftuar dezinformacionin. Mbështetjen për kërkimin e pavarur të fakteve gazetares dhe investigative të pavarur dhe në fokus dezinformimin, mbështetjen e shoqatave që promovojnë gazetarinë e besueshme duke ruajtur liritë themelore”, vijoi Braçe.

Anëtarët e PS në komision u bënë thirrje aktorëve të medias dhe shoqërisë civile që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në komision për të punuar bashkërisht mbi objektivat e tij. 

“Disa shoqata të mediat dhe aktorë të tjerë që kanë pranuar të jenë pjesë e komisionit. U bëjmë sërish thirrje për shoqatat që duan të jenë, të japin kontributin e tyre dhe komentet. 3 objektivat e parë janë makro, nuk kemi komente, kur të fillojmë detajimin e tyre. Kemi kryer një analizë të mirëfilltë çfarë ka realizuar pe për ndërhyrjet në proceset zgjedhore për 27 vendet e BE. Vet BE që në 2020 ka ngritur një komision të posaçëm, dedikuar këtij procesi, si komisioni ynë”, tha Etilda Gjonaj.

“Diskutimi që është hapur në të gjitha vendet e NATO-s. Ne mund të koordinojmë, me qëllim që edhe publikut t’i behet e qartë që puna zhvillohet mbi standard, jo për një dëshirë të parlamentit. Për shkaqe gjeopolitike NATO është e interesuar të marrë masa. Të shmangim një lloj dezinformimi që komisioni është ngritur që të vendosë një gjysmë censure, por kjo është e vërtetë, ne jemi këtu për të hartuar strategji që i shërben shtetit shqiptar.

Për grumbullimin e të dhënave nga institucionet që kanë konstatuar problematika që lidhen me deziformimin do të shfrytëzohet periudha e gushtit me qëllim që në shtator në sesionin e ri parlamentar, komisioni të fillojë përpunimin dhe analizën e fakteve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë

Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë