
Opozita ka 'bombarduar' me pyetje kreun e SPAK, Altin Dumanin me plot 57 pyetje në total të depozituara paraprakisht në Kuvend.
Jorida Tabaku kryeson listën me 8 pyetje për Dumanin, ndjekur nga Flamur Noka me 7 pyetje. 6 pyetje janë përgatitur nga Tedi Blushi, Luan Baçi. Ndërkohë Sali Berisha nuk ka përgatitur asnjë pyetje për SPAK, institucion të cilin e anatemon dhe sulmon sa herë që paraqitet atje për masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani.
Theksojmë se deputetët ka nisur një sherr në sallë, pasi opozita kërkon që pyetjet e depozituara, t'i lexojnë edhe në sallë përballë krerëve të institucioneve të drejtësisë, kërkesë kjo që është kundërshtuar nga mazhoranca me argumentimin se kjo është një tendencë për të intimiduar titullarët institucionalë.
SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, pritet të raportojnë sot punën vjetore në Kuvend pas raportimeve në komisionin e posaçëm të Ligjeve.
Lajmi kryesor:
Çela në Kuvend: Mungon humanizmi në draftin e Kodit Penal, burgu nuk është zgjidhja e vetme! PS e PD rreth 3 orë sherr për pyetjet











