Opozita braktis mbledhjen,Balla:
Janë bërë bashkë nga frika

Opozita braktis mbledhjen,Balla:<br />Janë bërë bashkë nga frika<br>
Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka postuar në profilin e tij fotot ku shihen karriget e boshatisura nga opozita gjatë konferencës së kryetarëve pas kërkesës për dorëheqjen e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

“Fati i keq për Shqipërinë për këtë opozitë që ka. Bojkotojnë detyrën kushtetuese në ditën kur Konferenca e Kryetarëve diskuton fillimin e procedurave për ngritjen e KLP, KLGj edhe për 9 ligje të tjera të paketës së reformës në drejtësi. E vetmja opozitë në botë e bërë bashkë prej frikës nga drejtësia”, shkruan Balla në dixhiturën e fotos.

"Dua të komunikoj me ju se konferenca e Kryetarëve që përgatit punën e sezonit të ri ka të bëj me vijimin e punës së mëtejshme. Kryetari i kuvendit kërkoj brenda ligjeve të kuvendit.

Do ngrihen dy këshilli i larë i gjyqësorit dhe këshilli i lartë i prokurorisë. Në mënyrë të çuditshme nuk kanë marrë pjesë në mbledhje. Opozita e ka për detyrë të marri pjesë sepse është votuar nga qytetarët.Një ndër hallkat është zgjidhur siç është zgjidhja e Kryeprokurores së Përgjithshme sipas kritereve ligjore, ne dhamë kontributin tonë.

I bëj thirrje opozitës të mos braktisi mbledhjet se nuk i kanë votuar qytetarët për të mos marrë pjesë dhe të mos ti prishin punë Shqipërisë. Sjellja e sotme e opozitës i prish punë qytetarëve dhe Shqipërisë, duhet të bëhet e përgjegjshme.

Opozita nuk merr pjesë në punën normale të kuvendit ndërsa mazhoranca ka kontribuar për realizimin e reformës në drejtësi, ne jemi të detyruar për të punuar për reformën dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian,"
shpjegoi Balla.

Ndërsa gjatë kohës që doli nga salla Balla përsëriti se opozita është bërë bashkë për shkak të frikës nga drejtësia, duke e quajtur këtë një fat të keq për Shqipërinë.

balla

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit