Zgjedhja e anëtarëve të KQZ duket se i ndan palët në Këshillin Politik të reformës zgjedhore. Pas përfundimit të takimit, Oerd Bylykbashi tha se kanë bërë një propozim të ri për zgjedhjen e këtyre anëtarëve. Sipas tij kjo formulë është në kushtetutë, pasi me këtë formulë përzgjidhen organet e sistemit të drejtësisë. Sipas opozitës, qëllimi i mazhorancës është të kapë të gjitha organet e KQZ.
"Ne kemi bërë propozim sot për një formulë të emërimit të anëtarëve të tre trupave të KQZ, të ekzekutivit, të organit rregullator dhe ankimor nëpërmjet një formule të mirë pranuar që sot është në kushtetutë dhe është formula për zgjedhjen e organeve të sistemit të drejtësisë. NJë formulë që garanton një shqyrtim të pavarur jo politik të kandidaturave. Është një formulë që u kundërshtua nga mazhoranca pa asnjë arsyetim. I intereson kapja e plotë e KQZ në të tre organet. Dakordësia e 5 qershorit për të garantuar raportet politike, ku PS do të jetë mazhorancë në këto organe. Ai që është qëllimi i gjithë negociatave është që garancitë për opozitën dhe interesin publik, karshi një mazhorance që shkatërron zgjedhjet për interes të qeverisë do të qëndrojnë dhe do të rriten në kod zgjedhore, por nuk do të shkojnë më pas. Mazhoranca kërkon kapjen e të gjitha organeve. I thamë kohë mazhorancës ta studiojë propozimin tonë", tha Bylykbashi.
Edhe për Petrit Vasilin me propozimin për formulën për emërimin e anëtarëve të KQZ, duhet të ruhet balanca dhe se ky propozim respekton frymën e dakodësisë.
"Formula re e depolitizimit është në dy rrugë. Të gjitha garancitë aktuale të kodit riprodhohen në këtë propozim ashtu siç janë. Ose në komisionet e treta, ruhet balanca 3-2, por nuk mund të jetë 5 me zero për maxhorancën. S’mundet që kjo garanci të zhbëhet nga një kod që duhet ti rrisë këto garanci. Kjo dakordësi respekton frymën e dakordësisë, e depolitizimit, respekton mekanizma të konsoliduar. Nuk i jepet regjim absolut për të ndërtuar një 30 qershor të ri. Ne besojmë shumë që ka kohë, është në dispozicion për të bërë këtë reflektim", tha Vasili.
Lajmi kryesor:
Ngërç në Këshillin Politik, Hajdari braktis mbledhjen: S'jam këtu për të diskutuar për tenderat! Opozita me propozime të reja për KQZ, Gjiknuri: PD kërkon atë që kishim
/I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
34.6%
Vota total: 795
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor, 19:14
-
Mero Baze: Listat e mbyllura, 'qokë' që Berisha të fitojë opozitën
5 Dhjetor, 07:14
-
KQZ vendoset mes ‘dy zjarreve’, PD: S’kemi besim, ‘jo’ votimit elektronik pa konsensus! PS: Nuk kurojmë paranojat, s’ka prova për parregullsi
30 Nëntor, 15:25
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor, 09:26
-
Vota e diasporës në ngërç, PS dhe PD gati për të ndryshuar Kodin Zgjedhor! Gjiknuri e Kaso për Report tv: Të adresojmë problemin
25 Nëntor, 15:40
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor, 13:35
-
Berisha paralajmëron tjetër ‘pakt’ me PS: Gati të votojmë çdo ndërhyrje në Kod për votën e diasporës
13 Nëntor, 17:13
-
'Amerika vendos', Rudina Hajdari zbulon në Report Tv: Votova për Trump! Do i sillte ndryshim botës! Kadilli: Ka alarm në agjencitë e OKB
5 Nëntor, 22:07
-
Akuza dhe sherr te Hetimori për Shëndetësinë, Vokshi: Afati të shtyhet me 2-3 javë, s’mund të mbyllet pa u pyetur Edi Rama! Ndreca: Kryeministri s'është objekt!
21 Tetor, 09:28
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Padia e dytë në Kushtetuese për listat e mbyllura, Shabani: Rama e Berisha bashkë për të kthyer sistemin e 2008-s
16 Shtator, 11:37