Mbi 10 mijë metra katrorë pyje janë dëmtuar dhe tjetërsuar në mënyrë të paligjshme në masivin pyjor pranë Kishës së Shna Ndout në Laç. Ky është denoncimi i bërë nga opozita në Këshillin Bashkiak të Kurbinit, e cila ngre alarmin për atë që e cilëson si një masakër mjedisore të paprecedentë.
“Është hapur një rrugë rreth 3 kilometra në zemër të një zone me vlera të mëdha natyrore e historike. Këtu është shkatërruar fondi pyjor, pa asnjë leje dhe me heshtjen totale të institucioneve. Kërkojmë ndërhyrjen e SPAK dhe hetim të thelluar për këtë krim mjedisor.”, thotë Albert Ndoci, anëtar i Këshillit Bashkiak Kurbin
Përfaqësuesit e opozitës theksojnë se ndërhyrja ka ndodhur pranë një zone me rëndësi të veçantë historike, aty ku dikur ndodhej qendra e vjetër e Sebastias. Ata thonë se, pavarësisht kërkesave të bëra zyrtarisht në Këshillin Bashkiak për të ndalur shkatërrimin, kanë marrë vetëm heshtje si përgjigje.
Por në një reagim për Report TV, Bashkia e Kurbinit jep një tjetër version të situatës. Ajo konfirmon se ka pasur një ndërhyrje të paligjshme në masivin pyjor në zonën e Milotit, përmes hapjes së rrugëve dhe mbushjes me dhe. Sipas institucionit vendor, kjo është konstatuar nga inspektori i pyjeve dhe është dërguar menjëherë për ndjekje penale.
Në përgjigjen për Report Tv, Bashkia nuk jep shpjegime për autorët e mundshëm, ndonëse duket e habitshme, që një ndërhyrje e përmasave të tilla, të jetë realizuar në fshehtësi. Çështja është tashmë në duart e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, e cila ka nisur hetimet për të zbuluar përgjegjësit dhe qëllimin e ndërhyrjes në këtë territor të mbrojtur pyjor.
Qytetarët dhe ekspertët e mjedisit kërkojnë transparencë dhe ndëshkim të shpejtë për autorët e kësaj ndërhyrjeje, që jo vetëm dëmton natyrën, por prek edhe simbolet e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të zonës.
-
Dikur qarkullonte nje batut: E pysin Pal Vaten çar mund te thush per keto gjona qe po bohen, Pali i pergjigjet un nuk di gjo mund ta ket bo Mehmeti me kok te vet. Bohet fjal per mehmet shehun e dikurshem, njelloj asnji nuk din gjo atehere e ka bo ai i gjati ne kok te vet. Shtet rrumpall po edhe njerzit nuk jan me mir........
Përgjigju -
Te shkarkohen, e jo kaq pak ata duhet te pergjigjen penalisht duher te arrestohen sepse ky eshte nje krim flagrant e te mos bejne dredha se kuptohet ckane bere. Ajo pasuri na perket te gjitheve. Pacin faqen e zeze vrases te jetes ja cfare jane.
Përgjigju -
Fshati që duket nuk do kallaus. Atje majë kodrës ku mbaron rruga do jetë.
Përgjigju -
Mos Te dish si kryetar Bashkie kush nderton rruge ne mes te malit do te thot qe ke 0 kompetence
Përgjigju -
Bashkia e Lacit ka humor :) sa qesharake
Përgjigju -
Bashki, polici bashkepunetore me demtuesit. Kete e kupton dhe bufi. Nga kryetarja bashkise ke shefi policise por dhe i pyjeve duhet te shkarkohen.
Përgjigju











Komente
Komento