Mazhoranca tërhiqet për komisonet online! PS: Rishikojmë vendimin, deputetët prezent të jenë të vaksinuar

Mazhoranca është tërhequr nga vendimi për të zhvilluar komisonet online, ndërkohë që kusht për pjesëmarrjen do të jetë certifikata e vaksinimit anti-COVID. Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për mediat tha se prej javës së ardhshme do të rishikohet vendimi dhe deputetët e vaksinuar do jenë prezent në komisione.

Opozita nuk e quajti një fitore tërheqjen e socialistëve, por tha se ky është vendimi i duhur për të ballaqafuar argumentet. Por pavarësisht dakordësisë mes tyre, komisionet e së mërkurës nuk u zhvilluan pa përplasje. Në komisionin e veprimtarisë prodhuese opozita nuk u lejua të flasë. Pas mbledhjes, Bushati hodhi akuza në drejtim të mazhorancës se po kthen në tallava parlamentin.

Në komisionin e medias që drejtohet nga Agron Gjekmarkaj, deputetët e PS nuk morën pjesë. Pasi opozitarët u larguan, punimet e komisionit i zhvilluan vetë, nën drejtimin e zv.kryetarit Petro Koci.  I vetmi komision ku opozita u lejua të flasë ishte ai i ekonomisë. Deputetja e PD Jorida tabaku kërkoi  seancë dëgjimore Autoritetin e Konkurencës për rritjen e çmimit të bukës.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:11
Rritja e çmimit të bukës, Tabaku në Komisionin e Ekonomisë: Brenda 3 javësh të thërrasim në seancë dëgjimore Autoritetin e Konkurrencës

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku në Komisionin e Ekonomisë ka kërkuar në emër të opozitës që të thërrasë Autoritetin e Konkurencës për rritjen e çmimit të bukës e miellit. Ajo theksoi se kjo rritje nuk varet nga faktorë të jashtëm, por të brendshëm dhe duhet transparencë se si çmimi i miellit e bukës u rrit brenda ditës.

‘'Besoj se kam mbështetje të kolegëve socialistë përveç anëtarëve të PD-së këtu për të thërritur në një seancë dëgjimore Autoritetin e Konkurencës. Rritja e çmimit të miellit dhe bukës brenda një dite, marrja e një inisiative pa një hetim në treg, pa dalë me një konkluzion dhe me një raport nga Autoriteti i Konkurencës, por edhe situata e krijuar në përgjithësi me rritjen e çmimeve, na detyron ne si Komision të jemi të përgjegjshëm përpara atyre që na kanë votuar, të thërrasim këtu Autoritetin e Konkurencës, të na bëjë një prezantim të situatës, çfarë ka ndodhur me rritjen e çmimit të miellit brenda ditës, çfarë ka ndodhur me rritjen e çmimeve, të na japin një justifikim dhe të diskutojmë për ata që na kanë votuar'.- tha Tabaku.

Ora 12:00
‘S’do ketë më debat për këtë!’, Braçe: ISHP të thotë sa deputetë kanë bërë vaksinën, në Kuvend vetëm me pasaportë vaksinimi

Deputeti Erion Braçe tha nga Komsioni i Ekonomisë se nuk është nevojshme që të ketë një debat për pjesëmarrjen online apo fizikisht. Braçe tha se deputetët që të paraqiten në ambientet e Kuvendit, duhet të tregojnë pasaportën e vaksinimit, testin PCR si dhe të mbajnë pasaportë vaksinimi. Po ashtu Braçe në një shkrim në rrjetet sociale tha se ISHP duhet që t’i thotë Kuvendit sesa deputetë janë vaksinuar.

‘Pasaporten e vaksinimit, rezultatin e testit-pcr/rt, maske e dizinfektant! Ne #kuvend! S’ka nevoje per konflikt! Ministria e Shendetesise, ISHP, duhet te na i kursente shfaqjet e padenja keto dy dite, vecanerisht me burra qe i ulerijne ne fytyre grave me sterkla si shi;

E thjeshte: Ministria e Shendetesise, ISHP ti thone Kuvendit dhe publikut sa deputete kane bere vaksinen ne dy doza, sa deputete nuk e kane bere, cilet;

Deputetet te depozitojne certifikaten e vaksinimit ne Kuvendi, testin PCR/RT nese nuk jane vaksinuar, te mbajne distance, maske e lajne duart ne cdo ambjent te Kuvendit, korridore e salla mbledhjesh, kaq! Se eshte kollaj te besh politike me nje mase mbrojtese neper TV por kerkund ne Kuvend nuk sheh te zbatojne masat!

Nuk duhet te kete debat per kete; Kush i iken debatit zjarr qe ka ne shtepine e tij politike, nuk ka pse gjen arsye tek normaliteti i ri qe kalon nga vaksinimi i detyruar, testi, distanca fizike, maska e higjena!

 

Ora 11:36
Tërhiqet mazhoranca, PS: Javën e ardhshme rishikojmë vendimin për pjesëmarrjen në komisione! Deputetët prezent të jenë të vaksinuar

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla tha gjatë një deklarate për mediat se javën e ardhshme do të shikohet vendimi i pjesëmarrjes në komisionet parlamentare, pas kërkesës së opozitës për t’u paraqitur fizikisht.

‘Prej javës së ardhshme rishikojmë vendimin, deputetet e vaksinuar do jenë prezent në komisione!’- tha Balla.

Ora 11:26
Komisioni e Ekonomisë, Shalsi lejon deputetët e opozitës të diskutojnë në mbledhje: Nuk do të ketë prani fizike pa një certifikatë vaksinimi

Në komisionin e Ekonomisë, kryetari Eduard Shalsi ka vendosur që t’u japë fjalën deputetëve të opozitës të paraqitur fizikisht, megjithëse u kërkohet që të futen në platformën online. Shalsi tha se e gjithë bota tashmë zhvillon mbledhjet online, ndërkohë që shtoi se kusht për praninë fizike do të jetë edhe certefikata e vaksinimit.

‘Ju dhashë fjalën, secili mund ta marrë fjalën. Do ju kërkoja të respektoni etikën. Një nga debatet më të rëndësishme që duhet të bëjmë është ajo që po bën bota mbledhje online, komisione, jo vetëm sa kohë është pandemia por edhe post pandemisë. Nuk do të ketë prani fizike pa një certifikatë vaksinimi, ndërkohë që do të ndjekim edhe shifrat. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Nëse do të logeni mirë nëse, jo do të duhet të vini këtu.’- tha Shalsi.

Nga ana tjetër deputeti i PD-së, Edmond Spaho tha se kjo është marrëzi dhe se mazhoranca tregon se ka frikë nga debati.

‘Kjo që po bëni është një marrëzi e madhe. Në një kohë që po hapen shkollat dhe ndiqen fizikisht, e Kuvendi zhvillon seancë plenare me prani fizike ju insistoni që ta bëni punën online. Kjo trego se ju keni frikë nga debatet.’- tha Spaho.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë