Rritja e çmimit të bukës, Tabaku në Komisionin e Ekonomisë: Brenda 3 javësh të thërrasim në seancë dëgjimore Autoritetin e Konkurrencës

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku në Komisionin e Ekonomisë ka kërkuar në emër të opozitës që të thërrasë Autoritetin e Konkurencës për rritjen e çmimit të bukës e miellit. Ajo theksoi se kjo rritje nuk varet nga faktorë të jashtëm, por të brendshëm dhe duhet transparencë se si çmimi i miellit e bukës u rrit brenda ditës.

‘'Besoj se kam mbështetje të kolegëve socialistë përveç anëtarëve të PD-së këtu për të thërritur në një seancë dëgjimore Autoritetin e Konkurencës. Rritja e çmimit të miellit dhe bukës brenda një dite, marrja e një inisiative pa një hetim në treg, pa dalë me një konkluzion dhe me një raport nga Autoriteti i Konkurencës, por edhe situata e krijuar në përgjithësi me rritjen e çmimeve, na detyron ne si Komision të jemi të përgjegjshëm përpara atyre që na kanë votuar, të thërrasim këtu Autoritetin e Konkurencës, të na bëjë një prezantim të situatës, çfarë ka ndodhur me rritjen e çmimit të miellit brenda ditës, çfarë ka ndodhur me rritjen e çmimeve, të na japin një justifikim dhe të diskutojmë për ata që na kanë votuar'.- tha Tabaku.


Lajmi kryesor:

Mazhoranca tërhiqet për komisonet online! PS: Rishikojmë vendimin, deputetët prezent të jenë të vaksinuar


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë