Opozita dorëzon në Kuvend mocion
mosbesimi për qeverinë e Mustafës

PRISHTINE- Partitë opozitare kanë mbledhur firmat për një mocion mosbesimi për qeverinë e Isa Mustafës.
 
Mbledhja e firmave u bë nga partia NISMA e Fatmir Limajt dhe u mbështet nga partitë e tjera opozitare.
 
Në listën me 42 firma që u dorëzua sot në Kuvendin e Kosovës, janë dhe emrat e disa deputetëve të PDK-së duke nënkuptuar edhe krizën që ekziston brenda koalicionit qeverisës.
 
Në listën e 42 firmëtarëve theksohet se mocioni kërkohet për shkak se qeveria ka dështuar në zbatimin e programit.
 
Mocioni do të votohet në datë 10 Maj në Kuvend, ndërsa për të rrëzuar qeverinë duhen 61 vota.


dy.b/shqiptarja.com


 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi