Opozita e Bashkuar: Akti i sotëm plan diabolik i Ramës! Pasoja për stabilitetin e vendit

Opozita e Bashkuar: Akti i sotëm plan diabolik i Ramës! Pasoja për stabilitetin e vendit

Opozita e Bashkuar ka reaguar për marrëveshjen e firmosur mes PS dhe opozitës parlamentare për votimin e 5 qershorit më 23 korrik dhe listat e hapura më 30 korrik si lojë tinëzare dhe dinake që po bën Rama. Ajo kërcënon se kjo lojë e rrezikshme mund të sjellë destabilizimin e vendit.

Opozita jashtëparlamentare thotë se miratimi fasadë i 5 qershorit më 23 korrik për të vënë në lojë SHBA dhe BE dhe më pas zhbërja e saj një javë më pas për ndalimin e koalicioneve është plani diabolik i Edi Ramës.

Ndërsa në lidhje me mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 17:00 nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Njoftimi i plotë i Opozitës së Bashkuar

Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore zhbën të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit.

Akti i sotëm është dëshmi e planit diabolik të Edi Ramës që të miratojë fillimisht për fasadë Marrëveshjen e 5 Qershorit, të vërë në lojë partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE dhe vetëm 1 javë më vonë ta zhbëjë marrëveshjen me ndryshime të njëanshme kushtetuese, që ndalojnë koalicionet si subjekt zgjedhor.

Edi Rama gënjen, kur thotë se po hap listat, sepse pjesën fituese të tyre, 1/3 e listës, e mban të mbyllur, duke dalë zbuluar se i vetmi qëllim është ai i ndalimit të koalicioneve si subjekt zgjedhor.

Zhbërja nga Edi Rama i marrëveshjeve të 14 Janarit dhe 5 qershorit përbën një akt të rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

Ky akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm është, po kështu, një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u investuan, përshëndetën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që e shkatërrojnë atë.

Ky akt tinzar prej frikacaku tregon tmerrin e kryeministrit në ikje nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm. Opozita e Bashkuar garanton të gjithë qytetarët se do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët.


Lajmi kryesor:

Firmoset live marrëveshja mes PS e opozitës parlamentare! Më 23 korrik votohet '5 qershori', më 30 korrik hapja e listave! Rama-Bashës: Mos bëj gabimet e të shkuarës, hajde në tryezë


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja