Opozita e ndarë për ftesën e Ramës, Rrokaj në Report Tv: Dialogu, tipar i demokracisë

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj ishte sot në studion e Report Tv për të folur lidhur me ngërçin politik në vend. Lidhur me ftesën që kryeministri Edi Rama i bëri liderit të opozitës për të folur për zgjidhjen e krizës politie, ai u shpreh se nuk është kundër dialogut. Rrokaj e quajti dialogun një tipar kryesor të një marëdhënie në demokraci, por shtoi se dialogun në Shqipëri e kanë nxitur zakonish të huajt.

"Sigurisht që dialogu është tipari kryesor i një marëdhënie në demokraci. Dialogun në Shqipëri e kanë nxitur zakonish të huajt. Kanë qenë ata që i kanë afruar shqiptarët drejt dialogut. Gjithmonë është dashur gjithmonë ndërhyrja e tyre në pikën e fundit. Unë jam për dialogun por kam frikë se dialogu i Ramës është si dialogu me studentët. Opozita duhet të jetë më e qartë ndaj asaj që kërkon. Rama ka thënë se nuk është dakord me ato që kërkoni ju por atëhere cfarë dialogu do bëjmë. Nëse pasoja e marrëveshjes së vitit 2017 kanë qenë të mira për palët por marrëveshje të tilla të fshehta nuk i shërbejnë askujt. Shqiptarëve i duhen marrëveshje që luftojnë peshqit e mëdhenj, firmat private, astirin. Ne nuk duam marrëveshje që i shërbejmë politikanëve. Zgjedhje të mira dhe të ndershme, polici që nuk përzihet me kanabizimin e vendit, këto janë marrëveshje që i shërbejnë shqiptarëve", u shpreh Rrokaj.

Lidhur me akuzat për blerje të zgjedhjeve Rrokaj u shpreh se opozita u bind për këtë fakt pas publikimit të përgjimeve. 

"Problemi është se në zgjedhjet e 2017 ka pasur ankimime, por prej numëruesve dhe komisionerëve zgjedhjet janë firmosur. Ajo që bindi më shumë opozitën për atë që ndodhi në 2017 ishin përgjimet. Ka një element të ri që është shumë serioz. Janë përgjime të certefikuara nga kompanitë e huaja. Ajo që po ndodh është se mazhoranca i ka dhënë mbështetje eksponentëve të saj. Kjo forcë politike nuk është më legjitime. Ajo është e deligjitmuar prej asaj qe u zbulua nga përgjimet"

Rrokaj foli edhe për kandidatët e listave të cilët kanë pranuar mandatin e deputetit në radhët e LSI-së. Ai tha se kjo po krijon një tjetër situatë kaotike në politikë për shkak se futja e kujtdo në parlament e njollos edhe më shumë reputacion e tij.

"Unë isha ndër më të interesuarit për mbajtjen e mandatit. Po vendimi nuk mund të ishte individual Futja e kujtdo në parlament do ta njolloste edhe më shumë atë që është identifikuar si një parlament ku shumica e deputetëve janë futur përmes blerjes së votës. Kjo nuk i shërben demokracisë. Këto janë zgjidhje nga më të rëndomtat që tregojnë teregjenë ku është katandisur politika në vend", deklaroi Rrokaj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 02/03/2019 22:24

    Ik ore plakush ver dhembet se tka shku nofulla mrapsh. Ik ver djalin ne pune ti sic e bere. Je men per demokraci ti...qe ishe cdo gje vet ne univwrsitet si monizem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona