Opozita e re ka në dorë fatin e 350 të burgosurve/ Gjonaj: Kalojmë në Kuvend amnistinë

Opozita e re ka në dorë fatin e 350 të burgosurve/ Gjonaj: Kalojmë në Kuvend amnistinë

Mazhoranca do të rikthejë në parlament për votim nismën e amnistisë për të burgosurit, e cila mbeti e pa miratuar vitin e kaluar për shkak se opozita bojkotoi Kuvendin. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, tha se tashmë që në Parlament po krijohet opozita e re, do të shihet mundësia që të miratohet ky projektligj. Me PD-në, LSI-në dhe aleatët e djathtë që dogjën mandatet, tashmë mazhoranca do të rishikojë mundësinë që ky projektligj të miratohet me përfaqësimin e ri të opozitës në Kuvend.

"Tani që në parlament janë plotësuar numrat po shihet mundësia që të miratohet ky projektligj nga ku pritet të  përfitojnë rreth 350 të dënuar duke ulur në këtë mënyrë edhe mbipopullimin në sistemin penitenciar", tha ministrja Gjonaj, duke ju përgjigjur interesit të mediave, gjatë prezantimit të spitalit të burgjeve në Tiranë, i cili është rikonstruktuar nga buxheti i shtetit.

Për miratimin e amnistisë duhen 84 vota, ndërkohë që mazhoranca ka 79 vota. Por me opozitën e re që po shtohet në vazhdimiësi me kandidatë që pranojnë mandatet, Kuvendi deri më tani është i përfaqësuar nga 96 deputetë. Dhe shpresat e mazhorancës janë që amnistia të marrë votat e nevojshme, përmes së cilës do të përfitojnë rreth 350 të dënuar për vepra që përfshihen nga falja.

Deri më tani janë 14 kandidatë nga listat e partive të opozitës që kanë marrë mandatin, ndërkohë që dhe tre të tjerë kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularët e vetëdeklarimit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja