Opozita fund bojkotit,brenda
qershorit 2015 dekriminalizimi 

Opozita fund bojkotit,brenda<br />qershorit 2015 dekriminalizimi 
TIRANË - Me vota unanime, mazhoranca dhe opozita përkthyen në një rezolutë parlamentare marrëveshjen e hartuar nga dy eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein, draft i cili u bë shkak për rikthimin e opozitës në Kuvend pas një bojkoti prej më shumë se 5 muajsh jashtë veprimtarisë parlamentare.
 
Me 126 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët dhanë unanimisht dakordësinë për këtë rezolutë, e cila për herë të parë mori ne mesnatë firmat e 4 përfaqësuesve nga opozita dhe mazhoranca, pas 8 orë negociatash. 

Përpos hezitimeve, opozita zuri vendet e saj në Kuvend rreth orës 12:24 ndërsa prej 10 minutash deputetët e mazhorancës kishin nisur diskutimet për projektligjet në seancën e 24 Dhejtorit, e cila është edhe e fundit për këtë sesion parlamentar. Siç rrallë ndodh në Kuvendin shqiptar, seanca e fundit plenare për këtë vit është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme, pa debate dhe replika të forta mes opozitës dhe mazhorancës

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka tha se miratimi i kësaj rezolute nuk është pakt paqeje me qeverinë e cila sipas tij, e ka mbyllur ciklin e saj dhe duhet të largohet. Paloka, theksoi se bojkoti i opozitës ishte mëse i drejtë. 

Paloka: S'ka pakt paqeje me qeverine
"Shpresojmë duke besuar që kjo marrëveshje të sjellë realisht një ndryshim në politikën shqiptare dhe për këtë duhet vetëm vullneti i mazhorancës. Kjo nuk është pakt paqeje mes nesh dhe mazhorancës. Për ne dhe për qytetarët shqiptarët, kjo qeveri që po shkatërron jetën e shqiptarëve e ka mbyllur ciklin e saj dhe duhet të ikë në shtëpi. Duke falënderuar të gjithë qytetarët iu garantojmë se interesi i tyre është vetëm i tyri, dhe do të jemi në parlament për të mbrojtur deri në fund këtë interes", tha Paloka.
 
Meta: Dekriminalizimi brenda qershorit 2015
Por nga mazhoranca nuk pati asnjë lloj replike politike, duke synuar ruajtjen e qetësisë në këtë seancë të fundit plenare për këtë vit. Deputeti Erjon Brace tërhoqi fjalimin në minutën e fundit, ndërsa kryetari i parlamentit Ilir Meta bëri një lexim të rezolutës, duke treguar se nga drafti “Kukan” ka pasur një ndryshim, që është zgjidhja e dekriminalizimit brenda qershorit të 2015. 


(Në video: Kreu i kuvendit duke lexuar rezolutën e plotë)

Ish-kryetari i demokratëve Sali Berisha, duke folur pas mbledhjes e konsideroi një ditë historike miratimin e kësaj rezolute. Për Berishën kryeministri Rama është i lidhur me krimin, ndërsa nga demokratët nuk ka asnjë deputet të inkriminuar. Në emër të mazhorancës ishte Taulant Balla, negociator edhe në bisedimet mes PD-PS, qe duke falenderuar europarlamentarët, ironizoi qëndrimin e PD, se ka Rilindur. Berisha: Ditë historike për vendin Balla: I lumtur që s'dogje mandatin

Taulant Balla e Genc Pollo udhëhoqën negociatat që në mesnatë sollën marrëveshjen e propozuar nga dy eurodeputetëve Kukan e Fleckenstein. Deputetet e PE takuan në ditë të veçanta në Tiranë liderët politikë me misionin për të kthyer opozitën në Kuvend. 

Rruga e opozites per ne Kuvend, dy mbledhje grupi per thyrjen e bojkotit
Pavarësisht toneve të qeta të kësaj seance, sesioni i ri parlamentar pritet të ketë debate të forta veçanërisht për pikën më të debatueshme, dekriminalizimin e parlamentit.
 
Me një mungesë prej muajit Korrik në sallën e Kuvendit, opozita mori vendimin politik për t’i dhënë fund bojkotit, në dy mbledhje të grupit të zhvilluara radhazi para nisjes së seancës. Por seanca e sotme ka nisur 2 orë pas orarit të parashikuar për në 10:00 të paradites. Kjo, pasi Partia Demokratike kërkoi mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të ndryshuar rendin e ditës, çka shtyu për në orën 12:14 seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar. Edhe pse rendi i ditës nuk u ndryshua, opozita erdhi në Kuvend por nuk u bë pjesë e diskutimit të projektligjeve. Sipas saj, kjo seancë duhet t’i dedikohej vetëm rezolutës dhe jo projektligjeve të tjera debati i të cilave do të linte jashtë vëmendjes rëndësinë e kësaj rezolute. Rruga e opozitës për Kuvend, dymbledhje grupi që thyen bojkotin

I pari nga opozita që bëri fakt fundit e bojkotit, ishte kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i cili nuk mori pjesë ne mbledhjen e grupit te PD, por mbajti “premtimin” e dhënë më herët, se pavarësisht çdo vendimi të kreut të PD Basha, ai do të ishte në Kuvend në seancën e fundit. Më tej u bashkuan dhe deputetet e tjere te opozites. 

Zhvillimet ne seancen e fundit per vitin 2014

Ora 12:35 Paloka: Marrëveshja mes nesh, nuk është pakt paqeje!
Rikthimi i opozitës në Kuvend pas rreth 6 muaj bojkot, nuk do të thotë një vendosje e paqes mes palëve. Kështu është shprehur kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit, pas rikthimit të opozitës.

Sipas tij, marrëveshja e arritur falë ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve, është në interes të qytetarëve shqiptarë dhe demokracisë në vend, por nuk do të tohtë një vendosje e paqes mes mazhorancës dhe opozitës, duke shtuar se sipas PD, qeveria aktuale e ka mbyllur ciklin e saj dhe duhet të ikë në shtëpi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, theksoi se bojkoti erdhi si shkak i një zgjedhje të detyruar nga arroganca e qeverisë, ndërsa shtoi se marrëveshja e arritur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, nuk u bë për shkak të ndonjë lëmoshe ndaj opozitës për të mos djegur mandatet, por si një domosdoshmëri për të shpëtuar politikën shqiptare.

Dhe sipas tij për të arritur këtë nevojitet vetëm vullneti i mazhorancës. Ndër të tjera Paloka i bëri apel mazhorancës të respektojë rezolutën, për të ruajtur rolin e Parlamentit si një tempull i demokracisë dhe lirive e të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Një tjetër mandat 9-vjeçar për prokurorët e SPAK? Shumica dërrmuese e qytetarëve janë pro

Sondazhi i Report Tv/ Një tjetër mandat 9-vjeçar për prokurorët e SPAK? Shumica dërrmuese e qytetarëve janë pro