Opozita fut Kuvendin në kaos
vezë Ramës, bllokojnë foltorenBerisha lë mandatin?!

Opozita fut Kuvendin në kaos<br />vezë Ramës, bllokojnë foltorenBerisha lë mandatin?!
TIRANE - Opozita erdhi këtë të enjte në Kuvend me qëllimin për të penguar zhvillimin normal të seancës plenare nëse nuk futeshin në rendin e ditës tre propozime të tyre, mes të cilëve një ndryshim në ligjin e miratuar me konsensusin e palëve, atë të dekriminalizimit. Diçka e tillë nuk ndodhi e ndaj deputetët e opozitës bllokuan foltoren, krijuan zhurma në sallë duke i rënë tavolinave me duar dhe si në një protestë, demokratët kishin edhe pankarta me shkrimet "jashtë kriminelët".

Por pavarësisht kaosit të krijuar drejtuesja e seancës Valentina Leskaj hodhi në votim dekretet e presidentit të Republikës për shkarkimin e Shkëlqzim Canit nga Financat, dhe dy emërimet e Arben Ahmetaj tek ky dikaster dhe Milva Ekonomit tek ministria e Ekonomisë. Seanca u mbyll shumë shpejt me votimin e dekreteve vetëm me votat e mazhorancës. Opozita nuk u bë pjesë e votimit pasi thuajse gjatë gjithë zhvillimit të seancën qëndroi në këmbë duke bllokuar foltoren. Madje me mbylljen e votimit ndodhi ajo që pritej: Deputetët u përplasën me Gardën e Republikës duke e konsideruar të papranueshme një seancë të tillë, dhe hodhën vezë në drejtim të kryeministrit.

Në këtë votim u shfaq vrullshëm në seancë edhe deputeti Armando Prenga, i cili sapo ka votuar dekretet u largua pa rënë në "sytë" e kolegëve. Nje veprimi i çuditshem kur një ditë më parë i dërgoi letër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, e shprehej se vetepezullohej nga Kuvendi deri në vendimin e Gjykatës për akuzat e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje që rëndojnë ndaj tij. Por frika e Prengës ishte mandati, pasi ai ka më shumë se 5 muaj jashtë Kuvendit dhe nëse kalon afati 6 mujor, mandati i digjet!



Ndryshe nga çdo seancë tjetër, deputetët hynë këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë pas një kontrolli të imtësishëm që Garda e Republikës kreu në portën hyrëse, ku disa prej të djathtëve ju gjetën vezë. Por mesa duket këtij "skaneri" i  shpëtuan disa deputetë, të cilët pritën minutat e fundit të seancës për të qëlluar me vezë në drejtim të kryeministrit. Edhe pse kreu i qeverisë ishte shënjestër e deputetëve demokratë, veza ra pranë karriges së ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj. Pas këtyre veprimeve garda ka hapur çadrën për të mbrojtur kryeministrin.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka ishte i vetmi që në nisje të seancës pati mundësinë e fjalës. Ai parashtroi kushtet e opozitës për zhvillimin e një seance normale, dhe ky ishte i vetmi moment qetësie në seancë. 

Seanca e tensionuar në parlament ishte paralajmëruar nga kryetari i Partisë Demokratike nëse nuk do të merreshin në konsideratë propozimet e opozitës për dekriminalizmin.



Zhvillimet gjate seances se sotme

Ora 13:20 Balla: Amendimet e PD për dekriminalizimin, si ndërtimet pa leje në Kamëz
Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla pas përfundimit të seancës u shpreh për mediat se demokratët nuk mund të kërkojnë që ligji i dekriminalizimit të ndryshohet kur për të është rënë dakord me votë me konsensusin e të gjitha palëve. Ai e ka krahasuar me ndërtimet pe leje në Kamëz, amendimin e demokratëve për përjashtimin e deputetëve të arrestuar në flagrancë.
 
"Ne e dimë që një ligj që sapo është miratuar me konsensus tashmë është në fazën e implementimin dhe nuk janë ligjet si në fazën e ndërtimeve pa leje në Kamëz vjen njëri e hidh nga një kat. Ne kemi marrë në konsideratë të gjithë propozimet e PD, kështu ka kaluar ligji. Në ato nuk i kanë pasur këto propozime, jam i sigurt që pas një muaji do sjellin një tjetër kat pa leje. Janë parti që nuk dinë si bëhet një ligj, dhe se si implementohet një ligj.  Aktet do të bëhen, vetëdeklarimi është i rëndësishëm. Ne e kemi kaluar ligjin me konsensus, ligji është miratuar.  Sa herë që i teket PD-së e që deputetë të caktuar brenda PD vënë në dyshim lidershipin në thonjëza të Bashës PD i kthehet dhunës në sallën e Kuvendit. Sa herë i thotë Jozefina Bashës: "Ti Lulzim nuk ban". Vjen PD dhe prish punimet në Kuvend, nuk e ndez. I bëj thirrje Bashës të distancohet nga deputetë të PD-së që kanë thyer rëndë rregulloren", - tha Balla.


 
Sa i përket rastit të deputetit Armando Prenga, Balla tha se çështja tashmë i takon drejtësisë.
 
"Nuk ka të bëjë me një deputet të përjashtuar nga grupi i PS. Nne kemi thënë që çështja Armando Prenga i përket drejtësisë. Por të gjithë e dimë se kush e kontrollon gjyqësorin në këtë vend. Sali Berisha, dhe këtë e dinë të gjithë. Fakti që po kalon reforma në drejtësi bëjnë që ata të gjejnë një alibi, në emër të një kauze që nuk e kanë. Çështjen e kriminelëve duhet ta adresojnë shumë shpejt edhe në partinë e tyre", tha Balla.

Ora 13:17 Deputetet veze ndaj Rames, kryeministri shpeton
Deputete te opozites kane qelluar me veze ndaj kryeministrit Edi Rama ne ambientet e brendshme te Kuvendit te Shqiperise ndersa seanca ishte drejt perfundimit. Por kryeministri i ka shpetuar "paq" kesaj tentative. 



Ora 13:14 Perfundon seanca, votohen dekretet e Nishanit
Me opoziten e ngritur ne kembe ne shenje proteste duke ngulmuar ne bllokimin e seances plenare, deputetet e mazhorances votuan dekretet e presidentit Nishani per shkarkimin e minsitrit Canit dhe emerimet e reja te Ahmetajt dhe Milva Ekonomit. Ne kete votim u bashkua vrullshem ne mes te rremujes te krijuar nga PD, edhe deputeti Armando Prenga, i cili sapo ka votuar dekretet eshte larguar pa rene ne "syte" e koelgeve te opozites. 

I pyetur nga gazetaret per prezencen e tij ne Kvuend pas letres qe i dergoi kryetarit te Kuvendit Meta per pezullimin e tij deri ne vendimin e GJyaktes, Prenga tha:  

Nuk do vij më derisa të ketë vendim të formës së prerë. Un nuk thash se nuk do marr pjesë u pezullova nga cdo vendim i Kuvendit. Erdha për dekretet e presidentit. Për 6 muaj nuk digjet mandati. Nëse gjykata përgjigjet negativisht s'do marr pjesë në politike. 

rrethimi kuvend votimi

parlament votimi rrethimi

parlament votimi rrethimi


Ora 13:09 Hyn ne seance Prenga 
Vrullshem dhe ndryshe nga sa kishte deklaruar ne letren drejtuar mbreme kryetarit te Kuvendit Ilir Meta, deputeti Armando Prenga  eshte pare te hyje ne Kuvendin e Shqiperine. 

parlament votimi rrethimi

prenga ne parlament

prenga

Ora 13:05 Rinis seanca pas 5 minutave pushim te kerkueara nga Gramoz Ruci

Paloka: S'ka kuvend pa miratuar kushtet tona
"Ose vendosim të ecim pa krimin ose nuk ka më seancë në këtë parlamentin. Ne dhe qytetarët nuk të vijmë pas. Kalojmë sot, kalo tani propozimin tonë që pezullon të zgjedhur e funksionarë të arrestuar në kushte flagrance plagosje apo vrasje me dashje. Kalojmë sot vendimin e Kuvendit për zbatimin e dekriminalizimit. Kalojmë sot, kalojmë tani kërkesën Gjykatës Kushtetuese për mbarimin e mandatit të deputetëve që janë kapur në shkelje të Kushtetutës duke marrë miliona euro dhe hekurudhën për vete dhe për fëmijët, Koco Kokëdhima, Rakip Suli e Valentina Leskaj. Ose ndryshe parlament nuk ka më. Me krimin, me korrupsionin, me shkeljen e Kushtetutës për xhepat e Kokëdhimës, Rakip Sulit e Vali Leskajt, me këto akte të rënda ulur në këto karrige, parlament nuk ka. Ti ke thjesht kartonat, por kartonat s’janë parlamenti. Parlamenti është themeli i standarteve, i vlerave që duhet të ketë një vend, që duhet të prijë një vend. Kushtet që shpalosim sot, nuk janë një tekë. Janë rruga drejt normalitetit. Janë kthimi i normalitetit në vend. Eshtë marrëveshja politike e 24 dhjetorit të vitit 2014 që votuam me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian.  Të ndalim dhunimin e kësaj marrëveshje, dhe kjo kërkon; Miratimin e amendamentit në ligjin e dekriminalizimit që largon nga ky Kuvend deri në gjykimin final Armando Prengën; Miratimin e vendimit që fut në zbatim ligjin për dekriminalizimin; Dërgimin nga ky Kuvend në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës për heqjen e mandatit të deputetit për Koço Kokëdhimën, Valentina Leskajn dhe Rakip Sulin, të cilët në dhunim të Kushtetutës kanë konsumuar paratë e publikut shqiptar, dhe pasurinë publike ndërkohë që janë vetë deputetë; Heqjen e pengesës të komisioneve hetimore parlamentare ndalimin e zhvlerësimit të tyre, duke hequr instrumentin e kuorumit që e ke përdorur deri më sot vetëm për bllokim.
Pa këto, pa realizimin e këtyre kushteve ky institucion dhe kjo foltore nuk do të funksionojnë.  Asnjë hap më tej nuk mund të ketë, ky është shansi i fundit për këtë parlament të funksionojë. Edi Rama ke në dorë të paktën një herë në jetën tënde të marrësh vendimin e drejtë, pas kësaj radhën e kanë qytetarët, ata që ti i quan dele", tha Paloka.

paloka
 
Topalli: Zonjë sot nuk ka seancën plenare, ju vetëm tregoni sa frikë keni kur nuk pranoni as rregulloren për të futur në rendin e ditës propozimin e PD-së që në këtë parlament të mos fusin më këmbën kriminelë që me armë brenda komisariateve qëllojnë qytetarët e tyre.

Nuk e ka Fajin Armando që vjen këtu, ka vetëm një emër, dhe ai është edi ama që ka futur këtu për të mbajtur peng njerëzit për të terrorizuar, parlament me këtë krim nuk ka. E mira është që të ikësh nga ai vend ku je ulur se ke konflikt interesi. 

topalli

pd bllokon parlamentin

pd bllokon parlamenntin

pd bllokon parlamentin

deputetet leskaj

Bylykbashi: Vetëpezullimi i Prengës s'ka vlerë ligjore
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se opozita kërkon që sot në kuvend të kalojnë ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit.

“ “Ajo që kërkojmë ne është diçka plotësisht parimore. Po  kërkojmë një ndryshim që është plotësisht i bëshëm sot, i miratueshëm nga Parlamenti dhe në aspektin teknik nuk ka asnjë pengesë. Ajo që ne kërkojmë është, ndryshimet sot, në Ligjin për dekriminalizimin në mënyrë që deputetë dhe funksionarë të këtij niveli, të mos jenë në parlament, të mos ushtrojnë funksion publik, kur janë të arrestuar në flagrancë për krime për vrasje ose plagosje. Nuk mundet që një person i tillë të ushtrojë një funksion publik, që kërkon besim publik. Ajo që ne kërkojmë është që, me ligj, kjo kategori të përjashtohet menjëherë nga parlamenti në ushtrimin e funksioneve, pra të pezullohet në ushtrimin e funksionit deri sa të marrë një vendim gjykata. Nuk  kërkojmë më shumë se kaq. Eshtë ndryshim parimor, është një procedurë e ndjekur tashmë nga mazhoranca. Ju kujtoj ndryshimet në momentin e fundit në Ligjin për reformën territoriale, ku për të akomoduar kërkesat e PDIU, Shpëtim Idirizit, u ndryshua ligji duke krijuar njësi fare të vogla në kundërshtim me standardet, kurse ajo që kërkojmë ne është parimore, është largimi i personave kriminelë të arrestuar në flagrancë për vrasje ose plagosje nga parlamenti. Eshtë kaq e thjeshtë dhe çdo gjë tjetër është kacavjerrje mbi xham, vetëm e vetëm për të mbrojtur kriminelët. Vetëpezullimi nuk ekziston as si kriter ligjor dhe aq më pak, kriter kushtetues, për rrjedhojë vlera është nul”, - tha Bylykbashi në një prononcim për mediat.

Sa i përket vetëpezullimit nga Kuvendit të një dite më parë të deputetit Armando Prenga, kreu i komisionit të dekriminalizimit Bylykbashi e quajti atë pas asnjë vlerë, pasi sipas tij ku ka asnjë kriter ligjor dhe kushtetues.

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ 'Qëndrestari' i protestave së Rithemelimit para bashkisë Tiranë me arsenal frutash e vezësh

FOTOLAJM/ 'Qëndrestari' i protestave së Rithemelimit para bashkisë Tiranë me arsenal frutash e vezësh