Opozita i ankohet zyrtarit gjerman
"Qeveria prishi konsensusin"

Opozita i ankohet zyrtarit gjerman<br />"Qeveria prishi konsensusin"
Opozita i është ankuar nënkryetarit të Bundestagut gjerman mbi reformat e fundit të qeverisë.

Gjatë një takimi me  Johannes Singhammer deputetë të PD-së thanë se mazhoranca Rama-Meta po përpiqen të kapin me çdo mënyrë institucionet e pavarura dhe zhbërjen e standardeve demokratike të arritura me kaq mund e përpjekje nga Shqipëria gjatë këtyre 23 viteve.

Sipas PD-së hedhja në kosh e konsensusit për nëpunësit civile, largimet nga puna, ndarja territoriale, uzurpimi i institucioneve të pavarura si ILDKP dhe AMA, heqja e kompetencave të presidentit  dha refoma në drejtësi janë një zhbërje e shtetit të së drejtës.

Deputetet e PD-se gjithashtu ndanë dhe shqetësimin për aktet e dhunës se paprecedentë  në Kuvend. Ndërkohë PD mbështet pa asnjë kushtezim të gjitha nismat ligjore të lidhura me integrimin evropian të shqiperisë.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja