Opozita i përgjigjet PS për KQZ: Kërkojmë shpjegime për refuzimin e formulës që propozuam

Opozita i përgjigjet PS për KQZ: Kërkojmë shpjegime për refuzimin e formulës që propozuam

Pasi mazhoranca refuzoi formulën e opozitës jashtëparlamentare për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ, kërkon shpjegim se kush është arsye që nuk u pranua ky propozim. Sipas opozitës, propozimi që është  i njëjtë me formulën e përzgjedhjes së organeve të sistemit të drejtësisë reflekton edhe dakordësinë e arritur mes palëve në 5 qershor.

 “Me cilën pjesë të propozimit nuk është dakord dhe arsyet pse, si dhe të bëjë një propozim të saj alternativ në përputhje me dakordësinë e 5 Qershorit, pra sesi të garantohet me ligj konsultimi dhe ndarja proporcionale e anëtarëve të KQZ midis partive të mazhorancës dhe partive të opozitës, si dhe vendimmarrja konsensuale për cështje të rëndësishme të procesit zgjedhor”, thuhet në përgjigjen e PD.

Opozita vë në dukje se PS ka mbetur tek drafti i vjetër i saj, duke refuzuar të reflektojë dakordësinë e 5 Qershorit. Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, drafti që mbron PS përcakton emërimin e të gjithëve anëtarëve të KQZ nga qeveria dhe opozitës i hiqet çdo garanci ekzistuese, në lidhje me propozimet dhe vendimmarrjen.

“Theksojmë se garancitë ekzistuese për procesin zgjedhor të tilla si vendimmarrja me shumicë të kualifikuar aktualisht në fuqi në Kod, duhet të ruhen dhe nuk mund të zvogëlohen apo hiqen. E kundërta do të përbënte një hap prapa në kohë dhe standarte. Është e pashpjegueshme sesi PS kërkon të zhbëjë garanci që ekzistojnë aktualisht në Kodin Zgjedhor, mbi përcaktimin konsensual nga KQZ të rregullave të garës elektorale.”- thuhet në përgjigjen e opozitës.

Duke theksuar se propozimi i saj është në përputhje me dakordësinë e 5 Qershorit, opozita i ka kushtuar rëndësi të posaçme formulës që garanton pavarësinë, njësoj si tek organet e drejtësisë, e dakordësuar me konsensus nga palët politike dhe e certifikuar edhe nga Komisioni i Venecias.

“E kemi të paqartë qëndrimin tuaj se kjo formulë e propozuar nga opozita për KQZ e cila është e njëjtë si ajo që përdorim për organet e reja të drejtësisë, sjell politizim ndërkohë që ju mbroni versionin se kandidatët për KQZ duhet të jenë propozime nga grupet parlamentare apo deputetë të veçantë, çka, në fakt, përbën politizim tërësor të kandidaturave”.- thuhet në përgjigjen e opozitës, e cila tani pret nga PS shpjegime për refuzimin e kësaj formule dhe një propozim të ri, në përputhje me dakordësinë e 5 Qershorit, të ndërmjetësuar me BE dhe SHBA.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar