Propozimi i PS për shtyrjen e afateve të vettingut, Alibeaj në '5 pyetjet': Do votojmë pro çdo iniciativë në interes të qytetarëve

Teksa PS ka kërkuar bashkëpunimin e PD për votimin e ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të institucionit të vettingut për gjyqtarët që ende nuk e kanë kryer këtë proces, ende nuk ka një përgjigje të qartë nga demokratët.

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj  tha në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv se PD do të votojë çdo inicitiavë në interes të qytetarëve duke mos e thënë as po dhe as jo. 

 "Këta të PS kërkojnë shtyrjen e mandatit të vettingut, ka vetëm një busull të vetëm që jemi të detyruara për ta kërkuar edhe për ta mbështetur me votën tonë. Çdo iniciativë e cila shkon në interes të publikut dhe shkon drejt çmontimit të këtij shteti që ka eliminuar të gjitha elementet e ndarjes së pushtetit dhe demokracisë, jo vetëm do japim votat, por do të kërkojmë me forcë që të largojmë këtë regjim", tha Alibeaj

Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye mazhoranca ka artikuluar se do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të bashkëpunojnë në këtë aspekt.

I.K/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni.: 05/10/2021 02:38

    Pd-ja qënka vene ne rrjesht.Keto,qe çfare nuk kane thene per vetingun,te gjithe te zezat,tani thone e shtyme,jemi ok.Komedi Pd-je.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK