Opozita e re në Kuvendin të Shqipërisë ka zyrtarizuar sot krijimin e grupit të tretë parlamentar.
Pas grupit parlamentar demokrat që drejtohet nga Rudina Hajdari dhe atij të deputetëve të pavarur që kryesohet nga Nimet Musai, sot është formuar edhe grupi i partive të djathta.
Drejtuesi i grupit më të ri parlamentar është Adriatik Alimadhi, kryetari i Ballit Kombëtar, ndërsa përbëhet nga deputetët e tjerë; Kostaq Papa, Ervis Mece, Koci Tahiri, Zef Shtjefni, Selami Jenisheri dhe Ramadan Gjuzi.
Komento