Opozita kundër draftit për Asociacionin! Berisha: Rama ‘vasal’ i Vuçiçit! Meta: Veprimet e njëanshme acarojnë më shumë! Vasili: Ta urrejmë këtë besprerë

Opozita kundër draftit për Asociacionin! Berisha: Rama ‘vasal’ i Vuçiçit! Meta: Veprimet e njëanshme acarojnë më shumë! Vasili: Ta urrejmë këtë besprerë

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Opozita ka reaguar ashpër për propozimin e Edi Ramës për situatën në veri të Kosovës. Jashtë Parlamentit, Sali Berisha e quajti Ramën “argat dhe vasal” të Presidentit serb Vuçiç dhe tha se teksti i draft-propozimit të Shqipërisë është shkruar në Beograd dhe rishkruar në Tiranë.

Ilir Meta, me një postim në Facebook, thotë se Rama s’duhet të bëjë rolin e patronazhistit e të bëjë ndërhyrje të njëanshme që s’bëjnë gjë tjetër veçse acarojnë apo përkeqësojnë situatën. Sipas tij, vendimet e marra nga Albin Kurti deri më tani janë të duhurat.

Ndërsa Petrit Vasili thotë se Edi Rama e urren egërsisht Kosovën, aq sa pranon të vendosë emrin si autor të draft statutit  duke e tradhtuar popullin shqiptar. Sipas Vasilit, do të zbulohen së shpejti autorët e kësaj që e quan lojë të ligë ndërsa pretendon se Vuçiç është në zyrën e kryeministrit.

“Detyrimi ynë është ta urrejmë të gjithë këtë besprerë!” – shkroi Vasili.

Këtë të enjte, i shqetësuar për situatën që po ndodh me Kosovën për shkak të gjendjes në veriu të vendit me popullsinë serbe, Kryeministri Edi Rama doli me një draft-propozim për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky draft sipas tij, është hartuar me ekspertë të nivelit të lartë amerikanë dhe europianë dhe ja ka përcjellë Presidentit francez Macron dhe Kancelarit gjerman Scholz.

Krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, Rama e shikon si çelësin e fitores së Kosovës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:06
Draft-propozimi i Shqipërisë për asociacionin, Meta: Rama të mos bëjë rolin e patronazhistit mbi Kosovën! Albin Kurti po vepron shumë mirë

1684776599_meta.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës për draft statutin që i jep zgjidhje situatës në veri të Kosovës duke thënë se qeveria shqiptare s’mund të flasë pa u konsultuar me Albin Kurtin.

Sipas Metës, nuk është e nevojshme që qeveria të bëjë ndërhyrje të njëanshme që përkeqësijnë situatën. Ndër të tjera shprehet se Kurti ka treguar vullnet në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit ndërsa Vucic ka demonstruar të kundërtën.   

“Situata e krijuar në mes të Serbisë dhe Kosovës mund të ndihmohet nga Shqipëria vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë e konstruktiv me institucionet e Kosovës dhe Kryeministrin Kurti. Nuk ka nevojë për ndërhyrje të njëanshme dhe jotransparente, të cilat acarojnë apo përkeqësojnë situatën, e cila paraqitet delikate. Qeveria shqiptare në asnjë rast nuk duhet të flasë apo të propozojë politika që duhen zbatuar brenda në Kosovë, pa u konsultuar paraprakisht me Kryeministrin dhe institucionet legjitime në Kosovë.

Asociacioni i Komunave është një marrëveshje tashmë e pranuar nga qeveria aktuale e Kosovës, dhe ajo garantohet në Marrëveshjen e Brukselit dhe në Aneksin e Marrëveshjes së Ohrit, të realizuara me mbështetjen dhe negocimin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zgjidhja se si do të arrihet Asociacioni, gjendet pra tek respektimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

Kurti ka treguar vazhdimisht përgjegjësi dhe vullnet të palëkundur për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ndërsa tek Vuçiç nuk e kemi parë në asnjë rast një gjë të tillë, përkundrazi një sërë veprimesh të tij kanë demonstruar të kundërtën. Rama, nëse do të donte të luante një rol mund ta bënte këtë, jo duke luajtur rolin e patronazhistit mbi Kosovën, por vetëm duke i kërkuar Beogradit nënshkrimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit dhe zbatimin e tyre, njohjen e Kosovës nga Serbia dhe heqjen dorë nga strategjia e tensionimit të vazhdueshëm të situatës”, shkroi Meta.

Ora 12:33
Draft-propozimi i Shqipërisë për asociacionin, Berisha: Është shkruar në Beograd, ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës

 

Sali Berisha e ka cilësuar draftin qeverisë shqiptarë për asociacionin e komunave serbe në Veri të Kosovës, si një draft të hartuar në Beograd e më pas të rishkruar në Tiranë.

‘Argati i Vuçiçit, në detyrim ekstrem, shpalosi veten si një vasal i shpifur i doktrinarit dhe njërit prej autorëve të gjenocidit serb në Bosnje dhe Kosovë, njeriut që me politikën e tij etno-nacionaliste, politikën e tij të Serbisë së Madhe, është faktor destabilizimi kryesor në Ballkan, dhe pas Putinit të Madh edhe në Europë, Aleksandër Vuçiç.

Sot, Edi Rama me detyrim doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Natyrisht vetëkuptohet se teksti është shkruar në Beograd dhe pastaj rishkruar në Tiranë.

Ky akt përbën një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës në emër të Beogradit, përbën aktin më të shëmtuar në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, përbën një akt që nxit dhe nuk qetëson konfliktin, përbën një akt kur Edi Rrama përpiqet të zgjidhë problemin e tij të tmerrshëm me McGonigal, për të cilin e ka vendin në burg në çdo drejtësi të botës. Përpiqet të sfumojë problemet e tmerrshme që ka krijuar me zgjedhjet në vendin e vet.

Duke u bërë thirrje autoriteteve të Kosovës, që në procesin e shtensionimit të situatës, të procedojnë në bashkëpunim me KFOR, BE-në dhe SHBA, duke zbatuar atë skedulë për të cilën insiston komuniteti ndërkombëtar.

Nuk do dilja sot, por u detyrova kur pashë vasalin e Vuçiçit në këtë histeri antikombëtare. Në rast se zgjedhjet u bënë dhe ato prodhuan një produkt të votuar nga vetëm 3, 4 apo 5 përqind të etnisë joserbe, vetëkuptohet se ky nuk mund të pranohet si një produkt i suksesshëm. Ky është një dështim. Pas kësaj, në mënyrë ligjore përcaktohen hapat që ndërmerren për të pasur rezultatin e suksesshëm.

Këto hapa gjykoj se janë përcaktuar drejt edhe nga autoritetet e Kosovës, edhe nga autoritetet ndërkombëtare, që kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve në një afat kohor sa më shpejt të mundshëm në mënyrë që të zgjidhen kryetarët që duan. Mendoj se ky është një hap demokratik, një masë demokratike, një përgjigje demokratike që i jepet çështjes.

Prandaj në këtë kontekst mendoj se qeveria e Kosovës e ka një detyrim që të bashkëpunojë me faktorin ndërkombëtar. Përsa i përket Asociacionit, e kam mbështetur dhe do e mbështes si një derivat themelor i lirisë. Por theksoj se Asociacioni nuk mund të jetë kurrë jashtë prerogativave kushtetuese të Republikës së Kosovës. Çdo Asociacion që del jashtë kësaj kornize, është një rrezik i vërtetë madhor jo vetëm për Kosovën, por për paqen e stabilitetin në gadishullin e Ballkanit, një faktor jashtëzakonisht i rrezikshëm i serbomadhnisë apo i shtrirjes së shtetit serb.’- tha Berisha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rucminifundi: 08/06/2023 21:35

    Po ti re sb, vasal i kujti je? Ende verdalle?

    Përgjigju
  • Beni: 08/06/2023 21:29

    Mesoni nga teoricieni filozofi,Petrit Vasili.HahahahahaaaAAA

    Përgjigju
  • Burri i huj: 08/06/2023 20:59

    Te vjen per te vjell kur lexon mendimet e Berishes,Metes e sidomos Vasilit.Kush e ka trdhetue dhe po e tradheton Kosoven? Kjo eshte e qarte per cdo njeri qe ka sy e veshe.Berisha,Meta,Vasili etj.jane ne unison me Kurtin,pra kundra Amerikes dhe Europes.Keta persona jane turpi i kombit tone,prandaj populli shqiptar ne Shqiperi dhe Kosove ti largoje sa me pare.

    Përgjigju
    • Cubi: 08/06/2023 22:33

      Populli ju vuri hurin dhe kan shku per lesh nga 10 vjet. Kurse ne kosove akoma jo po do ju vij edhe atyre se me keq se sala eshte eshte edhe kurti.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite