I shqetësuar për tkurrjen dramatike të Kosovës në sy të aleatëve, kryeministri Edi Rama bëri sot me dije se u ka dërguar dy ‘kumbarëve’ të dialogut Prishtinë-Beograd Macron dhe Scholz një draft për asociacionin e komunave serbe në veri. Ky draft, do të shërbejë si një kontribut nga pala shqiptare në zgjidhjen e nyjës ‘gordiane’ në dialogun Kosovë-Serbi, që siç Rama e sheh, asnjëra nga palët nuk e do.

Sipas tij, dy palët janë duke bërë çmos për ta mbajtur asociacionin ‘në vend numëro’ duke mbajtur konfliktin hapur. Ndër të tjera, Rama shton se Drafti i propozuar nga Shqipëria nuk ka për t’u bërë kurrë publik, por është i hartuar nga ajka e mendimit juridik botëror, duke shpjeguar kështu se drafti është tërësisht neutral. E gjithsesi, për të nuk kishte një konsultim me Kurtin, por as me Vuçiçin.

"E kam ditur që nyja gordiane e dialogut do ishte asociacioni dhe bindja ime është se asnjëra nga palët nuk e do asociacionin dhe do bëjë çmos ta shtyjë atë në pafundësi. (...) Uroj që Kosova mos të sanksionohet për vendimet.  Nëse zgjidhet kjo është zgjidhur nyja gordian e dialogut dhe hapet rruga njohjes së ndërsjellët.”- tha Rama.

Lidhur me lëvizjet e fundit politike të Albin Kurtit, Rama pati disa rezerva. Sipas tij, Kurti do duhet të tërheqë policët nga komunat e veriut të Kosovës si dhe të shpallë me urgjencë zgjedhjet e parakohshme.

“Kjo është një shumë  e madhe për tu tretuar në dallgët e furtunës, në gotën e katër komunave, për katër kryetarë komunash që e kanë kryer misionin e tyre dhe që mund ta vazhdojnë detyrën në godina të thera, pa pasur nevojë të angazhohet një polici e tërë për të rritur komplet frymën artificiale të vetëvendosjes së serbëve. Kjo është një shumë  e madhe për tu tretuar në dallgët e furtunës, në gotën e katër komunave, për katër kryetarë komunash që e kanë kryer misionin e tyre dhe që mund ta vazhdojnë detyrën në godina të thera, pa pasur nevojë të angazhohet një polici e tërë për të rritur komplet frymën artificiale të vetëvendosjes së serbëve.”- thotë Rama.

Kreu i qeverisë e cilëson si situatë alarmante pozicionimin e Kosovës në sy të aleatëve, i shqetësuar për gjendjen aktuale, Rama thotë se kjo politikë e gabuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke futur Kosovën në ditët më të zeza të saj. Sipas tij, Kosova nuk është në pozitën për t’u ‘ndeshur’ me ndërkombëtarët, madje as nuk duhet t’i cilësojë si ‘ndërkombëtarë’ por si miq të shtëpisë. Rama bëri të qartë se aktualisht Kosova nuk i cenohet sovraniteti nga Serbia, pasi kjo e fundit e ka humbur në vitin 1999, por nga tkurrja dhe dobësimi i marrëdhënieve të shëndosha me aleatët. Për pasojë, Rama thotë se veriu i Kosovës mund të kthehet në një menaxhim të trupave ushtarak, gjë që do ishte e tmerrshme.

 “Jam i shqetësuar për tkurrjen dramatike të Kosovës në sy të aleatëve. Gjë që mund të sjellë pasoja në shumë aspekte. Duke filluar nga rritja numrit të trupave në Kosovë, që do të thotë ulje e kapacitetit Sovran të Kosovës. Humbje e Kosovës në aspektin e humbjes së një shansi, mundësie për të integruar veriun në jetën e vetë institucionale duke hapur rrugën që veriu të kalojë në kontrollin e huaj. Gjë që do ishte e tmerrshme. S’ka kërcënim për Kosovën, është në mendjet e politikaneve në Kosovë dhe është një mënyrë për të bërë politike të brendshme. Serbia e ka humbur Kosovën në 1999 dhe s’ka fuqi që t’i prekë asnjë fije floku.”- thotë Rama.

Nuk munguan as pyetjet lidhur me marrëdhëniet e përfolura si të ngrira mes Albin Kurtit dhe kryeministrit Rama. Për këtë, kreu i qeverisë tha se sulmi i ndaj Albin Kurtit nuk vjen prej tij, por prej të tërë botës demokratike. Megjithatë, ai u kujdes të përmendte se e ka mbështetur Kurtin edhe kur të gjithë e sulmonin se u ul në tryezë me Aleksandër Vuçiçin.

 “Nuk sulmoj Albin Kurtin. Kurtin e fajëson bota e tërë bota demokratike me emër dhe mbiemër dhe kjo më shkakton keqardhje dhe nuk shoh pse duhet të ndodhë kështu. Nuk jam për të sulmuar Kurtin, këto janë deduksione të gabuara.”- tha Rama.

Rama komentoi edhe aludimin e disa mediave se Kurti mund të shpallej Non Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tha se nuk është e provuar, por as e mohuar. Ndër të tjera ai tha se nuk është fati i Albin Kurtit ajo që do duhet të shqetësohemi, por fati i Republikës së Kosovës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
Tensionet në veri, Rama: Njëri çon policinë në godinat bosh, tjetri ushtrinë të këndojë në kufi! Ta zgjidhin ndërkombëtarët, Kosova është shtëpia e tyre

 

Kryeministri Edi Rama thotë se Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç nuk kanë në plan ta zgjidhin situatën në veri të Kosovës. Rama thotë se njëri ka çuar policinë në godinat bosh dhe tjetri dhe ushtrinë në kufi për të kënduar. Rama tha se këtë situatë duhet të zgjidhin ndërkombëtarët, për të cilët thotë se Kosova është shtëpia e tyre pasi kanë bërë shumë për të.

“S’kam marrë përsipër të futem në mes të askujt, të kontribuar për tryezën e dialogut përmes kumbarëve të procesit, Macron dhe Scholz. I takojnë atyre të bëjnë çfarë të dëshirojnë me këtë kontribut. Njëri çon policinë në godina bosh, tjetri çon ushtrinë për të kënduar këngë në kufi me kovën, të dy e dinë që as njëri as tjetri tjetri nuk janë aty për të zgjidhur problemin real, marrëveshjen e finalizimit dhe asociacionin,. Nuk i quaj ndërkombëtarët. Ata janë të zotët e shtëpisë në Kosovë, se ata e kanë krijuar atë shtëpi me bomba dhe shumë çka kanë bërë për atë shtëpi. Për sa kohë ajo shtëpi nuk është plotësisht e njohur botërisht. Ata ndërkombëtarët janë limfa vitale e asaj shtëpisë”, tha Rama.

Ora 12:09
Rama: Drafti për asociacionin do të jetë neutral

Kryeministri Edi Rama, bëri me dije sot se kanë hartuar një draft për Asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë tha se drafti është netural.

‘Pozicioni i të qenurit kryeministër i Shqipërisë janë palë. Drafti është neutral në këtë pikë. Nuk është bërë as për njërin as për tjetrin, por për Kosovën në radhë të parë. Unë nuk marr vota në Kosovë. Nuk kam asnjë interes në Kosovë as në aspektin profesional dhe as politik ngushtësisht. Si kryeministër i Shqipërisë që sheh sesi një pjesë e kombit tim po hyn në një kurs përplasjesh me ata që lartësuan kombin tim dhe që hodhën bomba ndaj kombit, e ndjej për detyrë.’- tha Rama.

Ora 12:07
Rama: Nuk e sulmoj unë Albin Kurtin, tërë bota e fajëson me emër dhe mbiemër

 

Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse sulmon Albin Kurtin. Ai tha se nuk e bën një gjë të tillë, por në fakt  e gjithë bota demokratike po  e fajëson me emër dhe mbiemër.

Nuk sulmoj Albin Kurtin. Kurtin e fajëson bota e tërë demokratike me emër dhe mbiemër dhe kjo më shkakton keqardhje dhe nuk shoh pse duhet të ndodhë kështu. Nuk jam për të sulmuar Kurtin, këto janë deduksione të gabuara.

Ora 12:05
Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Kurti të shpallë menjëherë zgjedhjet e reja! Tërhiq policinë nga ndërtesat komunale

 

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Albin Kurtin për mënyrën se si ndërhyri me forca policore në komunat në veri të Kosovës. Rama i bëri thirrje që të tërheqë policinë nga ndërtesat komunale dhe të shpallë menjëherë zgjedhjet në veri të Kosovës.

"Për Kosovën është jetike të dalë nga qorrsokak dhe të finalizojë proces që i mundëson njohjen e ndërsjellët. Kjo është një shumë  e madhe për tu tretuar në dallgët e furtunës, në gotën e katër komunave, për katër kryetarë komunash që e kanë kryer misionin e tyre dhe që mund ta vazhdojnë detyrën në godina të thera, pa pasur nevojë të angazhohet një polici e tërë për të rritur komplet frymën artificiale të vetëvendosjes së serbëve. Ushqehet një frymë vetëvendosje të vetë serbëve atje. Drafti është statuti i asociacioni i komunave serbe. Draft që merret vetëm me këtë çështje. Nëse zgjidhet kjo, është zgjidhur kjo histori e gjatë dialogu dhe është hapur rruga për njohjen e ndërsjellët.

Nuk kam qenë dakord me ata që i thonin Kurtit mos bëj zgjedhje, zgjedhjet duhet të ishin bërë, ta shpallen zgjedhje të reja menjëherë për të treguar vullnet dhe deskaluar situatën. Të tërhiqte policia menjëherë. S’ka ca pret, rri kot me godina bosh, Kosova është më e intersuar për këtë gjë. Nëse trupat e huaj do marrin veriun e Kosovës çështja do të kthehet në tryezë nuk e di pas sa vitesh. Do ta çojën Kosovën mbrapsht në kohën e broznit. Kjo është diçka shumë serioze", tha Rama. 

Ora 12:02
Drafti i propozuar për asociacionin, Rama: S’do bëhet publik, është kontribut ndaç ta marrin, ndaç jo! I hartuar nga ajka e mendimit botëror

 

Kryeministri Edi Rama u shpreh se drafti i propozuar nga Shqipëria është kontribut nga ana e vendit tonë. Rama shton se nuk do bëhet asnjëherë publik.

“Nuk do bëhet publik, nuk oka për t’u bërë publik. Kush e do, ta marrë ta kontaktojë. Unë kam bërë thjesht atë që kam ndjerë si detyrë se i kam parë dhe i kam lexuar. Dhe, në kushtet kur akoma kur nuk merret vesh se kush do e shkruaje, ky është kontribut i shkruar nga njerëz që janë ajka e mendimit juridik botëror.”- thotë Rama.  

Ora 11:54
A do shpallet Kurti ‘non grata’ nga SHBA? Rama: S’është fati i Kurtit në lojë por i Kosovës! Draftin? Jo se konsultova me të

 

Kryeministri Rama ka patur edhe një koment për lajmet që qarkulluan për sanksionimin e Albin Kurtit nga SHBA. Rama thotë se nuk po flitet këtu për fatin e Albin Kurtit por për republikën e Kosovës. I pyetur nëse e ka konsultuar draftin e tij të propozuar për asociacionin Albin Kurtit, Rama e mohoi.

“Jo nuk e kam konsultuar me Kurtin. Nuk hyj fare në këto se s’kanë rëndësi të veçantë përsa kohë që s’janë deklarata publike të pakonfirmuara por as të pamohuara. Nuk është fati i Albin kurtit sot në lojë, është republika e Kosovës si e tërë dhe natyrisht që unë dua vetëm suksesin e Kurtit dhe Kosovës dhe asgjë tjetër por nuk mund të rri më duke parë në kushtet kur realisht ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh që i vjen nga reduktimi i marrëdhënieve me aleatët ku e humbura e madhe është Kosova.”- thotë Rama.

Ora 11:48
Rama: I shqetësuar për tkurrjen e Kosovës në sy të aleatëve, veriu në duart e të huajve do ishte tragjike! Serbia e ka humbur Kosovën në 1999, s’i prek dot asnjë fije floku

 

Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin e tij për tkurrjen e Kosovës në sy të aleatëve. Ai u shpreh se Kosova nuk është e kërcënuar nga Serbia që prej vitit 1999 dhe aktualisht ka këtë rrezik dhe jo më një risk territorial.

“Unë nuk kam qenë dhe nuk jam i shqetësuar për atë që shqetësohen të tjerët. Jam i shqetësuar për tkurrjen dramatike të Kosovës në sy të aleatëve. Gjë që mund të sjellë pasoja në shumë aspekte. Duke filluar nga rritja numrit të trupave në Kosovë, që do të thotë ulje e kapacitetit Sovran të Kosovës. Humbje e Kosovës në aspektin e humbjes së një shansi, mundësie për të integruar veriun në jetën e vetë institucionale duke hapur rrugën që veriu të kalojë në kontrollin e huaj. Gjë që do ishte e tmerrshme. S’ka kërcënim për Kosovën, është në mendjet e politikaneve në Kosovë dhe është një mënyrë për të bërë politike të brendshme. Serbia e ka humbur Kosovën në 1999 dhe s’ka fuqi që t’i prekë asnjë fije floku.”- thotë Rama.

Ora 11:41
Rama: Dje i dërgova Macron dhe Scholz një draft për Asociacionin e komunave serbe, është punuar nga ekspertë amerikanë

Kryeministri Edi Rama thotë se i ka dërguar një draft Gjermanisë e Francës për Asociacionin e komunave serbe. Rama u shpreh i shqetësuar dhe tha se situata po bëhet edhe më alarmante.

"Palët nuk po merren dot vesh as se kush do e shkruajë këtë tekst jo më çfarë do të ketë teksti. Ky është dokument konfidencial i cili nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale por është një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë arsyet për krijimin e asociacionit dhe se ai është pjesë e organizimit të jetës në republikën e Kosovës. Adreson të gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të saj. 

Shpresoj që ky material ta çojë dialogun në një nivel tjetër, e jo të flasin me vete e për vete. Situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator duke parë si Kosova tkurret në sytë e atyre që. Jam i shqetësuar për tonet ultimative të aleatëve që mund të sjellin pasoja të mëdha," - tha Rama