Opozita kusht PS-së: Pa zgjidhur sistemin zgjedhor, s'diskutojmë asnjë pikë tjetër! Gjiknuri: Sillni propozimin

Opozita e re vendosi kusht se nëse nuk do të merret në konsideratë diskutimi për ndryshimin e sistemit nuk do të votojë as në parim asnjë draft për reformën zgjedhore. Bashkë-kryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes tha se është i hapur që opozita e re të sjellë propozimet, po ashtu edhe PD-ja përmes OSBE-së.

Prononcimi i plotë i Damian Gjiknurit
Pa praninë e medias për të vijuar punën normale me ekspertët. Ky draft i propozuar të bëhet publike do t'u dërgohet zyrtarisht të gjithë aktorëve dhe partive dhe të bëjmë një seancë të dytë për të dëgjuar propozimet për këtë draft. Pasi të ezaurojmë paketën e parë do të kalojmë në miratimin në parim, kjo është e lidhur edhe me cështjet e tjera si cështja e sistemit. Cështja tjetër ka të bëjë me administrimin e zgjedhjeve, në të gjitha nivelet, iu la detyrë ekspertëve të gjejnë praktikat më të mira.

Projekti i parë ka vendime radikale, që i vendos detyrim qeverisë që të raportojë për cdo aktivitet, më pas vendos KQZ nëse do të konsiderohet aktivitet politik, duke e kthyer qeverinë ne teknike 6 muaj para zgjedhjeve, para fushatës. Diskutimet ishin kontstruktive. Ka dallime për qasjen për reformën zgjedhore, që opozita parlamentare insiston të mos miratohet reforma pa sistemin, ne kemi rënë dakord të vijnë me një propozim dhe të diskutohet. U formuan edhe grupet e punës për cështjet përkatëse.

Në PD u mblodh grupi i ekspertëve me një draft paralel, a do të ketë një pikë takimi?
Unë jam i gëzuar që PD-ja po e merr seriozisht cështjen e reformës zgjedhore. Pavarësisht se nuk e njohin komision, ne nuk na pengon të krijojmë cdo lloj mënyre komunikimi për propozimet që kanë të përfshihen si punë e komisionit të reformës zgjedhore. Edhe pa qenë direkt në komunikim por ne do të bëjmë çmos që cdo propozim i tyre, sipas rekomandimeve të OSBE-së ne do i marrim parasysh dhe mbase do të jetë një rast i rrallë për dakordësinë.

Si do ta bindni opozitën e re për ta votuar?
Nuk jam këtu të tregoj si do ta bind, është proces negociatash dhe konsultimi. Procesi është i vështirë, por politikanët për këtë janë të gjejnë edhe kompromise. Ne synojmë që të gjitha paketat ti kalojmë në dhjetor me konsensusin e aktorëve të tjerë në komision. Nëse do të kemi konsensus për rishikimin e sistemit, përfshirë edhe opozitën jashtë, do të bëjmë çmos. Paketa e administrimit zgjedhor do të jetë brenda nëntorit gati. Do të kemi të gjithë kuadrin ligjor sipas kërkesës së OSBE-së. Presim propozimin e opozitës parlamentare për sistemin zgjedhor që të hapin një debat.


Lajmi kryesor:

PS pranon kushtin e Hajdarit për sistemin zgjedhor! OSBE 'ndërmjetësues' mes PD-LSI dhe mazhorancës


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)