Opozita letër presidentes
kërkojnë zgjedhje të reja

Një letër e cila mban nënshkrimet e kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymerit, atij të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe nënshkrimin e kryetarit të Nismës për Kosovës Fatmir Limaj, i ka shkuar presidentes Atifete Jahjaga bashkë me tri kërkesa.

Të treja partitë që tani janë në opozitë dhe po kundërshtojnë marrëveshjet për krijimin e Asociacionit me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e zi, kërkojnë nga presidentja që të bëjë anulimin e këtyre marrëveshjeve.

Përveç kësaj Ymeri, Haradinaj dhe Limaj, në letrën dërguar presidentes, siguruar nga KosovaPress, po ashtu kërkojnë që të hiqet dorë nga përndjekja e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, aktivistëve të opozitës, dhe qytetarëve për shkak të kundërshtimit të këtyre marrëveshjeve.

Opozita i kërkon presidentes edhe dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë, kjo si akt i përgjegjësisë kushtetuese e politike, meqenëse opozita vlerëson se ajo e ka humbur legjitimitetin për t’i adresuar çështjet që ndërlidhen edhe me dy marrëveshjet antikushtetuese.

E treta kërkesë drejtuar presidentes është edhe shpërndarja e parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat sipas opozitës do të mbaheshin brenda afatit të parashikuar me ligj.

Në letër, opozita i thotë presidentes se do të vazhdojnë me aktivitetin e saj opozitar për të kontribuar në ndaljen e degradimit të Republikës dhe interesit të përgjithshme. ATSH

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon