Opozita kërkoi përjashtimin e Ballës nga delegacionet e BE, socialisti: Duan të bojkotojnë takimin në Bruksel

TIRANË- Me anë të një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, opozita ka kërkuar largimin e Taulant Ballës nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit me motivacionin se ai shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron përdhunues me pushtet.

Për shkak të këtyre akuzave, opozita e konsideron të papërshtatshëm dhe kundërproduktiv për interesat europiane të Shqipërisë faktin që Taulant Balla të jetë pjesë e Delegacionit Parlamentar dhe bashkëkryesues i Komisionit të Përbashkët të Asociim Stabilizimit me Bashkimin Europian.

 

Letra dërguar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi

Anëtarët e opozitës argumentojnë se Shqipëria nuk mund të përfaqësohet në bisedimet me Brukselin në mbledhjen e 15 Tetorit me një politikan që ka pranuar publikisht se ka mik familjar një të dënuar të rrezikshëm për trafik ndërkombëtar droge, pasuria e te cilit është shumëfishuar pas miqësisë me Taulant Ballën. Balla gjithashtu ka kërcëuuar me pistoletë në kokë të një oficeri policie, që ai të mbyllte ccështjen e përdhunimit të djalit të një deputeti tjetër socialist.

Opozita 

Letra është firmosur nga deputetët: Genc Pollo, Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi. 

Pas letrës së opozitës, ka ardhur reagimi i kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Socialisti tha se opozita, me akuzat e ngritura në adresë të tij, edhe pse dështuan me filmin "Babale", po planifikon të braktisë takimin në Bruksel. 

Çdo ditë që kalon kuptohet edhe më mirë se si Luli deshtoi jo vetem me zgjedhjet e me drejtimin politik te opozites, po edhe me prodhimet filmike te studios PD&KUNATI shpk! Babalja dhe Salianji jane tanime subjekte te punes se prokurorise, njeri me flete arresti te prere, tjetri me faqen e nxire nga perfshirja ne film. Nderkohe edhe filmi tjeter me nënkomisarin qe u kercenua ne pranine time; me arme ne komisariat, eshte drejt deshtimit te plote sepse jetojme ne kohen dixhitale dhe ka qeliza telefonike e kamera qe i nxjerrin bllof dylbite e Palokes;

Po nderkohe kjo balte seriale eshte ende e vlefshme per eksport se miqte e juaj s'kane kohe te merren me detajet e ketyre manipulimeve te ndyra. Keshtu edhe në Parlamentin Europian, bazuar teresisht mbi shpifje, sapo u cua nje kamion me balte per te me mbuluar mua ne syte e partnereve tane. Hallin tim s'e kam fare se kam vite qe perplasem pa kompromis me kete llum dhe pres edhe me keq se kaq! Po a e meriton Shqiperia kete baltosje te vazhdueshme!? Ua le shqiptareve ta gjykojne. 

Une vete kam nderin të bashkëdrejtoj Komitetin Parlamentar te Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri prej 5 vitesh ne fillim me Eduard Kukan dhe tani me Monica Macovei dhe jam anëtari i vetëm i tij pandërprerje prej krijimit 10 vite më parë. Jam i sigurte qe pas pak ditesh do te kerkojne edhe largimin si Kryetar i Komitetit Parlamentar Gjermani-Shqiperi, habitem qe nuk e permenden qe sot. Nese opozita do ta perdori kete kerkese si argument per te bojkotuar edhe Takimin ne Bruksel, atehere thjeshte gjeni argument tjeter.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Ligjvënësi socialist u denoncua nga ish-oficeri në arrati, Emiljano Nuhu se ishte i pranishën në momentin kur ai u kërcënua me jetë nga Xhelal Rrahja, vëllai i deputetit Rrahma Rraja, për të lënë të lirë djalin e këtij të fundit i cili ishte kallëzuar për ushtrim dhune nga Xhisiela Maloku. Balla mohoi akuzat në adresë të tij ndërsa u shpreh i gatshëm të përballej me prova dhe fakte me oficerin Nuhu. Por sipas hetimeve të SHÇBA, rezulton se Nuhu nuk ka qenë fare në zyrën në stacionin e policisë së Fushë Krujës në datën 21 korrik kur pretendon se është kanosur me jetë, ndërsa gjithashtu nuk është konstatohet as prezenca e personave të përmendur nga ish-komisari në ambientet e komisariatit të policisë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koc.ka: 07/10/2018 20:38

    VENDI NE BUZE gremine ..TAHIRI BALLA XHAFAJ the RUCI komanduesit e MAFIAS SHQIPTARE , LIDHUR ngushte me ate ITALIANE e gjermane .NE GJURMET E VELLA ERDOGANIT PER DIKTATURE DHE NDERTIM XHAMISH NE VEND TE SHKOLLAVE .

    Përgjigju
  • Sula: 07/10/2018 14:38

    Opozite leshi ,me 27% votues do te bojn komand . Balla nuk ka asnji vendim gjykate per ata qe thoni ju , po bohuni gati se do dilni para gjykates per shpifje , te gjithe sa keni nenshkruar . BE ju njef kush jeni dhe nuk ju a var fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër