‘Opozita ‘luftën’ duhet ta ketë me Ramën, jo me Dumanin’, Vokshi në Report Tv: Heqja ‘non grata’ e Berishës, përrallë e pabesueshme! Kthupi: PD parti në funksion të kryetarit të saj

‘Opozita mendon se po kandidon në zgjedhje kundër Dumanit dhe SHBA, por ata duhet të futen 'në luftë' me Ramën’.

Kështu është shprehur ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Vokshi, mbrëmjen e sotme në emision Studio Live’, në Report Tv. Sipas tij, opozita duhet të jetë në Kuvend, pasi mosbindja civile nuk sjell asnjë rezultat pozitiv.

‘Unë them që kanë bënë gjënë më të mirë që u kthyen në Kuvend, mosbindja civile nuk i ka prodhuar vota opozitës. Mosbindja civile nuk sjell asnjë rezultat pozitiv. 5 muaj para zgjedhje opozita duhet që të jetë në kuvend dhe të flas. Problemi është tek mungesa e një mesazhi të qartë dhe të pëlqyeshëm nga njerëzit. Problemi kryesor në vend është papunësia dhe varfëria. Ata mendojnë se po kandidojnë kundër Dumanit dhe kundër SHBA, ata duhet të futen 'në luftë' me Ramën. Atëherë mund të flasin për rezultate për opozitën’, tha ai. 

I pyetur lidhur me optimizmin e opozitës se pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet në SHBA, Sali Berishës do i hiqet ‘non grata’, Vokshi e cilësoi këtë si një përrallë të pabesueshme. 

‘Trump gjëja e parë që do të bëjë është ti heq non gratës e Berishës? Kjo është qesharake. Këta vetëm duan të mbajnë militantët e tyre, ti thonë prisni se sa të vij Trump në pushtet, sepse do të na shpëtojë. Marcio Rubio është emëruar sekretar shteti, ai njihet si politikan pro aleancave transatlantike për të mbajtur mirë marrëdhëniet me Europën. Dhe s’ka nevojë që të flitet më shumë për këtë. Por ata duan që ti gënjejnë demokratët. Përralla që do të vij Trump dhe të heq ‘non gratën’ është e pabesueshme’, tha ai.

Për themeluesin e ‘Djathtas 1912’ Rezart Kthupi, Partia Demokratike është kthyer në një parti në funksion të kryetarit të saj Sali Berisha. 

‘Ata thonë SPAK kontrollohet nga Rama dhe nuk është kështu. SPAK është i pavarur. Nëse opozita duhet të kishte një aleat sot, ai duhet që të ishte SPAK. PD duhet që të qartësohet dhe të ndahet nëse luftojnë për një kauzë për qytetarët apo për një kauzë për kryetarin. Ajo parti është në funksion të betejave të Berishës me SPAK’, tha ai.

Ai theksoi se Berisha nuk mund të vijë më në pushtet, pasi ishin votat e qytetarëve që e larguan atë nga pushteti.  

‘Berisha nuk vjen më në pushtet sepse iku me votë dhe ti nuk mund të riciklosh një humbës, ai nuk ka më ca të ofrojë. Kishte mundësinë kur ishte në pushtet që të bënte shumë gjëra. Sot opozita nuk merret me rrëzimin e Ramës, por me mbrojtjen e Berishës’, tha ai.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë