TIRANË- Opozita do të mbajë sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. Protesta pritet të nisë rreth orës 11:00, ndërsa prej orës 09:30 ka nisur edhe bllokimi i disa segmenteve rrugore, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Opozita ka zhvilluar disa protesta para Bashkisë së Tiranës me akte dhune, ndërsa protestuesit djegin goma dhe hedhin flakadanë në drejtim të bashkisë.
Protesta e fundit, e opozitës ishte më 11 korrik, para Kryeministrisë, dhe më pas u zhvendos edhe para bashkisë së Tiranës.