Zaloshnja: Opozita më tresh përballë një mazhorance në 69% të bashkive aktuale
Ilir Meta dhe Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj
Variante të ndryshme po qarkullojnë për rindarjen territoriale të bashkive, por Taulant Balla (kreu i Grupit Parlamentar të PS-së) i ka mëshuar fort mbajtjes së asaj aktuale (që është me 12 qarqe e 61 bashki). Dhe pa 77 votat e mazhorancës (PS+PSD) në Kuvend, nuk mund të bëhet dot rindarje territoriale…
Akuzat nga anë të ndryshme të opozitës janë se, në themel të këtij qendrimi intrasigjent të mazhorancës, ka llogari elektorale.
Po si ishte vjet situata elektorale në 61 bashkitë aktuale?
Në 69% të bashkive aktuale (plot 42 nga 61 gjithsej), partitë mazhoritare (PS+PSD) morën më shumë se gjysmën e votave në territorin e tyre (në zgjedhjet e 21 prillit të vjetshëm). Pavarësisht se zgjedhjet e vjetshme nuk ishin lokale, rezultatet e tyre janë indicie për bazamentin politik të partive në secilën bashki (shihni 3 tabelat shoqëruese).
Duke patur parasysh këto rezultate të vjetshme dhe duke patur përballë një opozitë të ndarë më tresh (e Berishës, e Metës, e Alibeajt), nuk është çudi pse mazhoranca nuk e do një rindarje të re territoriale – e ka pothuaj të sigurt fitoren në të paktën 2/3 e bashkive aktuale në zgjedhjet e pranverës…





SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
62.8%
-
Jo
29.2%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 253
Lajme të tjera
-
Zaloshnja: Kukësi ra, Hasi mbahet…
25 Shtator, 13:17
-
Zaloshnja: 0.58% e banorëve mbi 18 vjeç janë minoritarë grekë
21 Shtator, 15:10
-
Zaloshnja: Himara dhe Konispoli, bashkitë e betejës rreth Censit
21 Shtator, 10:45
-
Zaloshnja: Sa minoritarë grekë banojnë aktualisht në Shqipëri?
20 Shtator, 13:16
-
Zaloshnja: 61% të pakënaqur me qeverinë! Ndërkohë, 73% të pakënaqur me opozitën
15 Shtator, 12:53
-
Zaloshnja: Kupa e Murinjos në Tiranë, xixa e zjarrit dyvjeçar të turizmit në Shqipëri?
12 Shtator, 15:41
-
Zaloshnja: Radiografia e 600 mijë votuesve opozitarë
7 Shtator, 12:28
-
Zaloshnja: Turizmi, lokomotiva e rritjes së PBB-së shqiptare më 2022! Po më 2023?
6 Shtator, 14:55
-
Zaloshnja: Teksa automjetet në qarkullim janë shtuar, aksidentet dhe vdekjet e plagosjet e rënda rrugore janë pakësuar
1 Shtator, 11:37
-
Zaloshnja: Sikur nafta e Shpiragut të ishte zbuluar 100 vjet më parë…
23 Gusht, 14:18
-
Eduard Zaloshnja: SPAK-u ka filluar të gërmojë në gropën 20-miliardëshe
18 Gusht, 14:15
-
Zaloshnja: Euro 120 lekë deri në fund të vitit?
11 Gusht, 18:15