Opozita në Kosovë, manifestim paqësor në Ditën e Pavarësisë
Kosova ka festuar dhe protestuar në të njëjtën kohë në 103-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Me mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova dhe trojet e tjera shqiptare mbushën sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, gjatë manifestimit paqësor të opozitës kosovare. Liderët e ozpoitës njëzëri protestuan në shenjë kundërshtimi ndaj dy marrëveshjeve, atë të bashkësisë së komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Përveç pankartave dhe famuljve shqiptarë, ajo çka ra në sy ishte mungesa e flamurit të Kosovës. FOTO
Kosova ka festuar dhe protestuar në të njëjtën kohë në 103-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Me mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova dhe trojet e tjera shqiptare mbushën sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, gjatë manifestimit paqësor të opozitës kosovare. Liderët e ozpoitës njëzëri protestuan në shenjë kundërshtimi ndaj dy marrëveshjeve, atë të bashkësisë së komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Përveç pankartave dhe flamujve shqiptarë, ajo çka ra në sy ishte mungesa e flamurit të Kosovës. “Liri”, “Çlirimi është detyrë”, “Zajendica”, “Poshtë Falja e Tokave”, ishin disa nga pankartat që protestuesit mbajtën në duar gjatë manifestimit të sotëm, i cili ashtu siç ishte paralajmëruar u zhvillua i qetë dhe pa incidente në një ditë feste kombëtare siç është Dita e Pavarësisë.