Partitë opozitare në Kosovë duket se do të përkrahin idenë e Presidentes së Kosovës, Ahtifete Jahjaga e cila iu propozoi palëve politike në Kosovë që të themelohet një komision me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, të cilët do të mund të shqyrtojnë Marrëveshjen për Demarkacionin.
Megjithatë,partitë opozitare thonë paraprakisht se Qeveria duhet të heqë dorë nga marrëveshja aktuale dhe ta shkarkojë Komisionin, që udhëhiqet nga Murat Meha.
Nga ana tjetër, analistët politikë në vend thonë se pas vlerësimit pozitiv që ka dhënë Departamenti Amerikan i Shtetit për Marrëveshjen e 26 gushtit, çështja e demarkacionit duhet të konsiderohet e mbyllur nga ana e Kosovës.
Propozimin për këtë komision e ka dhënë Presidentja e Kosovës gjatë fjalit që ajo mbajti në Parlamentin e Kosovës, nga ku tha se, mënyra e vetme institucionale dhe kredibile për t’i adresuar pasaktësitë eventuale në proçesin e demarkacionit është formimi i një komisioni me ekspertë të huaj.
Kjo është deklarata e parë pas fjalimit të Jahjagës në Parlament ku iu kërkoi palëve politike që të ulen në tryezën e bisedimeve, pasi qytetarët e Kosovës meritojnë që të kenë një qeveri kompetente.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com