Opozita në Prishtinë protestë
më 18 prill, VV mbledh sot aleatët 

Opozita në Prishtinë protestë<br />më 18 prill, VV mbledh sot aleatët 
Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi ka bërë me dije se liderët e partive opozitare në Kosovë do të mblidhen sot në zyrat e saj.
 
“Më 13 prill, në orën 14:00, në zyrën qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, mbahet takimi i liderëve të subjekteve opozitare”, thuhet në njoftim.
 
Opozita ka paralajmëruar për të shtunën e 18 prillit një protestë me moton “Kundër kapjes së shtetit”.
 
Drejtuesit e këtyre partive opozitare, në një konferencë të përbashkët për media, kanë bërë të ditur se protesta organizohet kundër kapjes së shtetit, çmimit të lartë të energjisë elektrike, kontrollit të pushtetit në RTK, uzurpimit të sistemit të drejtësisë dhe kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, përcjell Koha.net.
 
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se protesta nuk është thirrur për të thyer xhama të Qeverisë, por për ta bërë që të reflektojë e të kundërpërgjigjet me argumente se po punon.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, bën xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë (VIDEO)

Kryemadhi shijon jetën pas ndarjes nga Meta, bën xhiro me makinë rrugëve të Tiranës me kafe në dorë (VIDEO)