‘Opozita në situata dramatike’ Çollaku: E mbështet vetëm 13 % e shqiptarëve, kaq mbështetën Partinë e Punës në 1990

Nënkryetari i PD-së Kreshnik Çollaku e quan ‘kulminacion i shëmtisë’ episodin e djeshëm në komisionin e Medias ku deputetët Flamur Noka dhe Gazmet Bardhi përplasen me deputeten Flutura Açka e Mirela Bakiu.

“Kulturë vetëvrarëse brenda opozitës ku beteja e orientuar drejt maxhorancës kthehet në rivalitet gati tribal brenda vetes’ komenton Çollaku në një intervistë për emisionin “Studio Live’ të Arbër Hitajt në Report Tv

“Është dramatike kjo që po ndodh” thotë ai.

Në fakt rënien gjithnjë e më të madhe të mbështetjes së opozitës e vërtetojnë dhe të dhënat e sondazhit publikuar mbrëmë të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja. Vetëm 13% nga 82 % e vlerësojnë pozitivisht aksion e opozitës me ‘tym e kaos’ në Kuvend.

“Situatë jashtëzakonisht e vështirë. E treguan dhe shifrat e sondazhit tuaj.  Ky aksion i opozitës mbështetet nga vetëm 13 % e popullatës. 13 % e popullatës kishte dhe Partia e Punës në 1990. Mendoj se është momenti që kjo histori të ndalet, ambiciet personale, llogaritë të ndalen e të mendojmë për njerëzit që i kemi lënë në opozitë prej 12 vitesh dhe rrezikojnë të ngelen sërish në opozitë, ndërsa në këtë rrugë. Rama mendon mandatin e katërt për faj të gabimeve të opozitës . Duhet të reagojmë me përgjegjshmëri” thotë ai.

Konferedata e opozitës?

Çollaku është spektik.

“Nuk jam kundër por duhet të bëhen në interein e fitores e jo në sigurimin e mandateve të disa drejtueve të partive. Kemi bërë koalicione por nuk kanë dhënë rezultat. Duhet të jemi të bindshëm e të pranueshëm”

Ndalet dhe tek Partia e Lirisë për të cilën thotë se ndryshon kurs politik për hir të pushtetit.  Dje Partia e Ilir Metës për të cilën Çollaku thotë se PD humbi pushtetin dhe u detyrua të përballej me 21 janarin, sot ajo sulmon eksponentët demokratë, sit ë majtë.

“Partia Demokrati përballoi 21 janarin. Një nga gabimet më të mëdha të asaj kohe të Berishës nuk ishte të mbronte institucionin por mbrojti aleatin e tij Ilir Meta, në vend që ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme pasi Ilir Meta, në atë kohë zv/kryeministri u kap i filmuar në një aferë korruptive. Pikërisht Ilir Meta dhe partia e zotit Vasili 6 muaj pasi PD përballoi 21 janarin për faj të tyre vajtën e lidhën aleancën e famshme të qelbësirave dhe demokratët u ndëshkuan me 1 mln vota kundër. Gabimi ishte mos dërgimi në zgjedhje të parakohshme. Sot nënkryetari i Partisë së Lirisë akuzojnë demokratët, si Alibeaj si të majtë. Një përmbysje e ligjëratës politike”

Reforma zgjedhore?

Çollaku beson se ndihma më e madhe që mund ti jepet Ramës për të fituar mandatin e katërt është të mbetet I pandryshuar kodi zgjedhor për shkak të konflikteve brenda opozitës.

“Nëse PS do të pranonte të aplikonte propozimet tona do të ishte lajm shumë i mirë. Por PS duket që Rama nuk pranon listat e hapura. Nuk jam optimist se PS do të pranojë të heqë avantazhet që ka marrë në Kodin Zgjedhor. Nëse tentojmë në mënyrë të unifikuar të biem dakord mbi 2 – 3 propozime e ti qëndrojmë deri  në fund duke shpresuar mbështetjen ndërkombëtare kemi shans për të ndryshojmë dicka’

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:54
Kushti i Kreshnik Çollakut për të dhënë votën për ‘Aministinë’

 

Në intervistën për Report Tv deputeti Kreshnik Çollaku ka një kusht për të dhënë votën PS-së për pr/ligjin e aministisë.

“Personalisht për votën time si Kreshnik Çollaku do i jap votën pro me një kusht nëse brenda saj ndalet hetimi, ndëshkimi e persekutimi i të gjithë protestuesve të opozitës të paktën në 10 vjeçarin e fundit. Kemi qindra demokratë protestues që I kemi thirrur në protesta që zvarriten ende gjyqeve. Kushti im është clirimi i cdo protestuesi që nuk kanë qenë keqbërës por janë viktimë. Nuk votoj asnjë amnisti pa u amnistuar. Kushti im i vetëm"

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë