Opozita në tryezën e Nishanit
për drejtësinë...po në parlament?

Opozita në tryezën e Nishanit<br />për drejtësinë...po në parlament?
TIRANE - Partia Demokratike do të jetë pjesë e reformën në drejtësi në tryezën që do të thirret nga Presidenti Bujar Nishani ditën e hënë. Deputeti Eduard Halimi u shpreh se opozita do të shkojë atje me projektet e saj dhe se kjo tryezë plotëson kushtet për nisjen e një reforme, që sipas tij u inicua keqas nga mazhoranca. Nga ana tjetër, produkti i reformës në drejtësi do të jenë ligjet që kalojnë në parlament, teksa mbi këtë pikë, pozicioni bojkotues i opozitës mbetet akoma i paqartë, nëse do të pjesë apo jo e Kuvendit.

....
Ndërsa prej muajit Korrik refuzon të marrë pjesë në jetën parlamentare, opozita do të bëhet pjesë e reformës në drejtësi në tryezën e thirrur nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani për më 6 Tetor. ku do të shpalosë propozimet e saj.
 
Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi në një deklaratë për mediat la sërish të paqartë nëse nga e hëna pas tryezës, e më tutje do të thyhet bojkoti opozitar duke marrë në komisionet parlamentare për të diskutuar reformën bashke me mazhorancen. Ajo që është e qartë për ish-ministrin e Drejtësisë është se qeveria nuk ka një projekt strategjik mbi reformën në drejtësi, por një strategji politike, për të hequr qafe gjyqterët e për të emëruar njerëzit e saj.

“Hartohet një strategji për një reformë në drejtësi për pritshmëritë që ka publiku për një sistem gjyqësor jo të korruptuar dhe sa më transparent. Këto janë çështje shumë të rëndësishme të cilat duhet të ecë reforma. Tryeza e thërritur nga Presidenti është brenda kushteve të Bashkimit Europian dhe garanton formatin evropian që duhet të ecë reforma. Ne kemi besim se me udhëheqjen e ndërkombëtarëve kjo reformë do të ecë mbi bazën e ligjit, dje jo reforma siç e keqnisi qeveria, me paketën e saj personale, për të kapur drejtësinë. Formati ku duhet të ecë reforma në drejtësi është gjithëpërfshirja që kërkon aktorët e drejtësisë së pari. BE e ka bërë të qartë se reforma nuk mund të jetë e suksesshme nëse nuk marrin pjesë të gjitha palët. Së pari duhet të marrin pjesë aktorët e sistemit të drejtësisë. Palët politike po e po por jo vetëm”, tha Halimi. 

Deputeti demokrat përforcoi edhe njëherë qëndrimin se qeveria ka krijuar paketën e saj të reformës pa e diskutuar me opozitën. Demokrati vuri theksin se tryeza e së hënë plotëson kushtet që reforma të jetë gjithpërfshirëse, ndaj dhe opozita do të jetë e pranishme. 
 
“Reforma duhet të jetë konsensuale pasi duhet të jetë jetëgjatë. Kur BE kërkon që reforma në drejtësi duhet të jetë konsensuale dhe të shkojë më tepër se 1 mandat dhe të jetë nën udhëheqjen e ndërkombëtarëve, të cilët përcaktojnë kornizën që duhet të ecë reforma. Të mos ecim në korsinë që ecën kryeministri.  Ne gjykojmë që reforma në drejtësi duhet të bëhet në tryeza publike me gjithëpërfshirje. Ky model qeveritar që e bëjmë modelin në drejtësi vetëm kur ta kemi nën kontroll është i papranueshëm dhe jo demokratik. Prandaj këto tryeza janë të rëndësishme”, përfundoi deklaratën deputeti i PD Eduard Halimi.
 
Presidenti Nishani ndërsa më herët njoftoi mbajtjen e kësaj tryeze, e vlerësoi atë si shtyllën kryesore, mbi të cilat do të udhëhiqet reforma në Drejtësi. “Të bashkojë të gjithë aktorët e drejtpërdrejtë dhe të interesit dhe të përmbyllet me një platformë të qëndrueshme, në shinat e së cilës do të ecë ky proces”, u shpreh Nishani. Sipas tij, pjesëmarrës në këtë tryezë do të jenë përfaqësues të Komisionit të Venecias, Komisionit Europian, Rrjetit Europian të Këshillave Gjyqësorë, kryetarëve të gjykatave të larta nga disa vende të Bashkimit Europian, si dhe OSBE, OPDAT, EURALIUS dhe Ministria e Drejtësisë

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja