Opozita nesër në protestë: Nuk
ndalemi deri në rrëzimin e qeverisë

Opozita nesër në protestë: Nuk<br />ndalemi deri në rrëzimin e qeverisë
Partitë opozitare në Kosovë do të protestojnë nesër kundër Qeverisë. Tre partitë e opozitës kanë thënë se do të kërkohet që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen me Serbinë për bashkësinë e komunave me shumicë serbe. 

Sipas Gjykatës Kushtetuese, disa parime të kësaj marrëveshjeje nuk kanë qenë në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës, prandaj opozita kërkon që ajo të anulohet.

Një tjetër marrëveshje e kontestuar është dhe ajo për ndarjen e kufirtit me Malin e Zi. 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ata nuk do të ndalojnë aksionin e dtyre deri në largimin e qeverisë. 

"I ftoj të gjithë qytetarët që në ora 14:00 të vijnë tek Biblioteka Kombëtare, e të marshojmë bashkë deri në sheshin Skenderbeu. Të protestojmë për anulimin e marrëveshjeve të dëmshme dhe të kërkojmë llogaridhënie nga ata që e shkelën Kushtetutën. Tre liderët opozitarë janë zotuar se nuk do të ndalin protestat deri në rrëzimin e qeverisë .Do të vazhdojmë me protesta e demonstrata deri në dorëheqjen e qeverisë. Është mot me diell dhe presioni qytetar është më i rëndësishëm se çdo bindje dhe kjo do të dëshmohet nesë, tha Haradinaj.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se nesër në shesh do të protestojmë masivisht, për të mos lejuar që shkelësit e Kushtetutës të vazhdojnë të qeverisin me vendin. “Është momenti kur zëri qytetar duhet të jetë i bashkuar dhe i fuqishëm, ashtu që të mos lejojë një precedent të keq në Kosovë që shkelësit e Kushtetutës të vazhdojnë të qeverisin. Nëse ata refuzojnë të japin llogari, atëherë edhe ne si qytetarë duhet të refuzojmë të na qeverisin shkelësit e Kushtetutës. Nesër në ora 14:00, do të mblidhemi tek Biblioteka Kombëtare, për të nisur kështu protestën për shtet me sovranitet dhe kundër Qeverisë antikushtetuese"- u shpreh Limaj.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ftuar opozitën për dialog, megjithatë lideri i AAK-së, një nga tre partitë opozitare thotë se ata nuk do të ulen ne bisedime me ata që shesin Kosovën.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja,com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin