Opozita në Kuvend nuk është në unison, Alimadhi kundër takimit me Ramën për 'Zgjedhoren': Mos e bëni këtë gabim

Opozita në Kuvend nuk është në unison, Alimadhi kundër takimit me Ramën për 'Zgjedhoren': Mos e bëni këtë gabim

Deputeti Adriatik Alimadhi që pak javë më parë arriti që të fitonte betejën me COVID-19 i është rikthyer politikës duke sulmuar kolegët e opozitës në Kuvend, që kërkuan takimin me kryeministrin Edi Rama. Ai pozicionohet kundër tre kryetarëve të grupeve parlamentare në Kuvend, që i kërkuan Edi Ramës takim për kushtet e tyre për të votuar reformën zgjedhore. Alimadhi u kërkon tre kryetarëve të grupeve që të mos flasin në emër të 39 deputetëve, pasi ai nuk është i kësaj linje, ndërsa nuk i kursen sulmet.

"Eshte gabim kerkesa per takim me Edi Ramen! Prandaj ju kryetaret e grupeve parlamentare mos flisni ne emer te 39 deputeteve te opozites per kete takim sepse kerkesa juaj  per takim me Edi Ramen eshte gabim. Eshte e njejta rruge e ndjekur gabim deri tani e opozites parlamentare. E them kete per hire te se vertetes sepse keto grupe gjate kohes ne kete parlament kane pare gjithmone interesat e tyre personale qysh nga fillimi dhe deri tani. Keto grupe u leshuan per te marre te gjitha funksionet qe ishin bosh ne strukturen palamentare dhe u perdoren per kete qellim.

Prishja e grupeve me disa deputet pelivan dhe te blere dhe te shitur, te cilet dine ta bejne mire perdorimin e tyre, mbajtja nen kontroll e ketyre individeve dhe krijimi i grupeve parlamentare per orekse te mazhorances solli mosrealizimin e kerkeses per ndryshim te sistemit zgjedhor dhe mosfunksionimin e mire te opozites parlamentare.

Te ndodhur ne keto kushte mazhoranca e shfrytezoi kete mangesi te opozites parlamentare. Po i shikoj sot se po flasin ne emer te 39 deputeteve firmetar. Dakord deri ketu per ndryshimet ne sistemin zgjedhor, por sot eshte  shume vone. Ndaj ftesen per takim me Edi Ramen te mos e bejne si kerkese te 39 deputeteve te opozites sepse kjo nuk eshte rruga e duhur.

Qysh nga 25 maji i vitit 2019 ka kaluar nje vit, gjate kesaj kohe ne kishim te vetmen mundesi per te prodhuar siguri per ndryshimet ne kodin zgjedhor dhe per ta futur ate ne axhenden parlamentare, por ju nuk e realizuat kete mundesi.

Ne nje takim te organizuar nga OSBE OHDIR ne shtatorin e vitit te kaluar ne fjalen time i kerkova zonjes Hajdari dhe te gjithe kolegeve deputete te terhiqeshim nga te gjitha strukturat parlamentare, te kushtezonim mazhorancen per ndryshimet ne kodin zgjedhor dhe futjen ne kalendarin e punimeve te kuvendit kerkesen e firmosur te 39 deputeteve. Kjo realizohej deri me kushtin per terheqjen e mandateve te deputetit dhe  realizimin e kesaj kerkese te drejte dhe reale, te duhur aq shume per shqiperine  dhe shqipetaret ne keto kohe.

Kur une kerkoja kete mundesi ata nuk me degjuan, tani eshte kofin pas te vjelit. Aktualisht kesaj opozite parlamentare i ngeli perdorimi dhe nuk mundet ta kushtezoje sot mazhorancen apo te presi prej saje mbeshtetjen per ndryshimet per sistemin zgjedhor, nepermjet kerkeses per takim me Edi Ramen.

Madje ne kete kohe te mbetur nuk realizohet asgje, keshtuqe mazhoranca realizoi qellimin e saj duke perdorur per funksionimin e parlamentit opoziten parlamentare.  Kaq i duhej kesaj mazhorance opozita parlamentare. Prandaj kerkesa  e tyre per takim me edi ramen eshte nje deshtim tjeter i radhes se opozites parlamentare. Mos e beni kete gabim" shkruan Alimadhi. 

Një ditë pasi opozita i dërgoi një letër kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ky i fundit i ka thirrur në një takim nesër në orën 9:00.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gobi: 09/06/2020 22:26

    ik mor lapanjos ku ste pilosi korona

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja