Deputët e PD kanë ndezur një tjetër flakadan sapo kryetari i Kuvendit Niko Peleshi hapi përsëri seancën pas disa minutave pushim.
Ndërkohë Elda Hoti ka hedhur ujë në drejtim të gardistëve. Këta të fundit kanë rrethuar deputetët, të cilët kanë zaptuar karriget e ministrave, duke i shtyrë për t’i larguar. Demokratët refuzojnë të largohen ndërsa vijojnë të hedhin sende ne drejtim të Niko Peleshit.
Lajmi kryesor:
Kaos në Kuvend, deputetët e PD zaptojnë karriget e ministrave dhe përplasen fizikisht me Gardën: Ku e keni Ballukun? Shabani betohet mes flakadanëve, PS kalon direkt në votim












