Firmosi marrëveshjen për 'Zgjedhoren', shkarkohet Hajdari, në vend të saj Myslim Murrizi! Opozita parlamentare: Draft për ndryshime kushtetuese

Kreu i grupit Demokrat në parlament, Myslim Murrizi tha se grupi i tij i mbështetur nga dy grupet e tjera të opozitës parlamentare që drejtohen nga Nimet Musai dhe Edmond Stojku tha se ditën e djeshme i është paraqitur Kuvendit një kërkesë për të zëvendësuar Rudina Hajdarin si bashkëkryetar e Komisionit për  reformën zgjedhore dhe në vend të saj të emërohet Myslim Murrizi. Sipas Murrizit, Hajdari nuk mund të përfaqësojë më opozitën parlamentare pasi ka firmosur një marrëveshje që nuk janë dakord dhe nuk e votojnë në kuvend.

"Nuk është shkarkim, ne e kemi dërguar një kërkesë të tillë më 8 vota pro dhe të mbështetur nga dy grupet e tjera, të zëvendësohet Rudina Hajdari dhe bashkëkryetar të jetë Myslim Murrizi. Nuk mund të pranojmë që nga firmosja në Këshillin Politik një marrëveshje që opozita parlamentare nuk e njeh besoj është më e moralshme që të mos drejtohet nga dy bashkëkryetar që janë në të njëjtin mendim dhe kundër mendimit të 29 deputetëve. Ne kemi të drejtë të kërkojmë vendin që na takon dje ka vajtur dhe shkresa zyrtare", tha Murrizi.

Kjo deklaratë u bë pas përfundimit të mbledhjes së komisionit për reformën zgjedhore, ku Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku thanë se kanë dërguar një draft ku i kërkojnë kuvendit ndryshime kushtetuese që përfshin listat e hapura dhe sanksionon zonat zgjedhore.

Drafti është firmosur nga 29 deputetë, ndërsa Murrizi tha se janë edhe deputetë të tjerë që janë dakord por nuk kanë qenë prezent për ta firmosur, mes të cilëve edhe Ralf Gjoni.

"29 deputetë të opozitës parlamentare në mënyrë institucionale propozojnë rishikimin e Kushtetutës për nenin 68 që është hapja e listave dhe 64 që sanksionon zonat zgjedhore. Për të gjitha çështje te tjera teknike mirëpresim mazhorancën dhe forcat e tjera jashtë parlamentit. 29 deputetë të pranishëm kanë firmosur por kanë deklaruar votë të pa firmosur edhe të tjetër, ndër to dhe Ralf Gjoni", tha Murrizi.

Edhe për Nimet Musain tha se duhen ndryshime kushtetuese për të mos pasur koalicione parazgjedhore në mënyrë që çdo qeveri që të krijohet, secila parti të ketë peshën e vetë qeverisëse.

"Kemi depozituar kërkesën për ndryshimet kushtetuese për të arritur thelbin e kërkesës sonë për listat e hapura. Sot jemi mbështetës të qytetarëve shqiptar dhe nuk ka koalicion parazgjedhore pasi forcat politike të kenë peshën e tyre politike dhe ta tregojnë edhe në përbërjen e qeverisë", tha Musai.

Edmond Stojku, kryetari i grupit 'Demokraci dhe Drejtësi" në Parlament, tha se "drafti me firmat e deputetëve depozituar në Kuvend do të mbahen mend si  firmat për t'i dhënë shqiptarëve të drejtën e votës së lirë dhe të zgjedhin atë që duna t'i përfaqësojë".

Report Tv ka siguruar më herët draftin e opozitës parlamentare depozituar në kuvend, draft i cili ka në thelb të tij ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e sistemit.

Kërkesat e tyre vijojnë nga lista të hapura të kandidatëve, një prag prej 5% të votave, që forcat politike duhet të marrin, para se të përfitojnë mandate parlamentare, si dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Kërkesa është paraqitur si e mbështetur nga tre grupet opozitare në Kuvend, por jo të gjithë deputetët e pakicës kanë qenë dakord.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 13/06/2020 07:48

    Mysloja i murrizëve po krijon bandën e vet!

    Përgjigju
  • Bajoneta: 12/06/2020 20:06

    Po keta pse nuk mbajne distance 1m. Po maskat ku i kane.

    Përgjigju
  • gjuljo: 12/06/2020 19:50

    Clironi shiperin nga '97. Vajza e Hajdarit ne parlament. edhe djali i tij don te futet ne parlament. Mbetet vec edhe djali i madh dhe pastaj shkelzen berisha me argita berisha. Kemi nevoj per njerz te ri pa histori vrasje, perdhunimi, tritoli, hasmerie dhe vrasje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja