Nesër mblidhet Këshilli politik për Reformën Zgjedhore, caktohen përfaqësuesit e grupeve parlamentare! PD dhe aleatët dërgojnë 5 emra

TIRANE- Mazhoranca, opozita jashtëparlamentare dhe ajo parlamentare kanë caktuar 10 përfaqësuesit që do të ulen nesër në tryezën e Këshillit politik për diskutuar mbi Reformën Zgjedhore.

Mbledhja e nesërme e Këshillit politik do të drejtohet nga dy bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të përfaqësohet nga Ervin Bushati, grupi Parlamentar Demokrat nga Myslim Murrizi, ai i pavarur nga Nimet Musai.

Ndërsa opozita jashtëparlamentare ka vendosur të caktojë 5 përfaqësues në këtë këshill. Dy nga përfaqësuesit janë edhe anëtarët e tryezës së djeshme që solli marrëveshjen e shumëpritur për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi nga PD dhe Petrit Vasili. Ndërkohë tryezës do t'i shtohen edhe Mesila Doda nga PDIU, Fatmir Mediu nga PR dhe Vangjel Dule, PBDNJ. Ky vendim u mor mbrëmjen e sotme në mbledhjen e aleatëve të djathtë në selinë blu, e cila zgjati për rreth dy orë.

Ditën e nesërme, Këshilli Politik i dalë nga tryeza e PD-PS-LSI do të zhvillojë një mbledhje me dy bashkëkryetarët e reformës zgjedhore Daminan Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, si dhe ekspertët e komisionit për të adresuar projekt propozimet përkatëse për reformën zgjedhore.

Më herët Basha mblodhi edhe Kolegjin e Kryetarëve, si dhe ish-deputetët demokratë të cilët dogjën mandatin rreth një vit më parë.

Në mbledhje u propozua edhe mbajtja e një proteste simbolike, e cila qe pikërisht ideja e një prej 61 kryetarëve të Partisë Demokratike në rrethe gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve,por ende nuk dihet cili do të jetë vendimi kryedemokratit Lulzim Basha. Dy data të mundshme për zhvillimin e kësaj protest janë 20 dhe 22 shkurt që përkojnë me 1-vjetorin e djegies së mandateve, ndërsa nuk ka ende një vendimmarrje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lush Berbali: 15/01/2020 21:27

    Eshte perkujtimorja e fitores me te madhe te Partise Demokratike dhe aleateve te saj .....dalja nga sistemi dhe e dja rrugeve me gure e shishe molotovi ne duar. Ishte veprimi me i madh,me largpames i Lulzim kryeministrit,dhe i krejt lakejve qe e ndoqen nga pas edhe ne aventuren e shitjes se 61 bashkive . E ngjarje si keto festohen. Ndaj o burra ,ne miting proteste rrotull kryeministrit Basha !

    Përgjigju
  • Kush kujton s'harron: 15/01/2020 20:55

    Luli, bashke me djegien e mandateve kujto edhe 21 Janarin, meqe eshte tani afer si date. Kujto edhe ynerllëqet e tjera qe keni bere si parti nder vite, sa ishit ne pushtet. Kujtoji njehere e mire te tëra dhe do te shohesh qe jane kaq shumë.

    Përgjigju
  • zvaraniku: 15/01/2020 18:46

    Shume drejt e kane, ne kete date duhet te ndezin disa qirinj dhe te vajtojne kohen kur ishin deputete, me mire te mbyllen ne nje shpelle dhe te ulerijne per gjemen qe i bene shqiperise

    Përgjigju
  • sifi: 15/01/2020 18:20

    Pritesten nuk e vendosen kryetaret e aleances se PD por rremujaxhiu i demokracise Saliu.Kush i del kundra baces ? Asnje .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!