Opozita protestë para PE, Tabaku zbulon skenarët e 23 tetorit në Report Tv: Informim për situatën në Parlament! Kaosi në Kuvend ishte një shenjë revolte

Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar një protestë para Parlamentit Europian në Strasburg më 23 tetor.

Lidhur me këtë u diskutua edhe në emisionin e sotëm ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, ku depuetja e PD Jorida Tabaku zbuloi skenarët e protestës.

Ajo tha se kjo protesta do të bëhet për të informuar ndërkombëtarët lidhur me situatën në Kuvend dhe kauzat që ka opozita. 

“Grupi Parlamentar i PD është duke ngritur shqetësimet që po ngre edhe këtu në Tiranë edhe me partnerët ndërkombëtarë dhe është një fushatë ndërgjegjëimi që do të vijojë edhe më kolegë të Parlamentit Europian. Do të jetë informim për atë që po ndodh në Parlamentin e Shqipërisë dhe cilat janë kauzat kryesore që ka opozita”, tha ajo.

E pyetur nëse opozita do të vijojë me të njëjtin skenar me dhunë dhe djegie në seancat e Kuvendit, Tabaku u shpreh se grupi parlamentar i PD do të mblidhet për të diskutuar se si do të vijohet.

“Ajo që ndodhi dje në Kuvend është një shprehje revolte e grupit parlamentar dhe partisë në kuadër të ngritjes së ndërgjegjësimit dhe në kuadrin e protestave që kanë ndodhur, jo vetëm për situatën poltike, por edhe për situatën e zbatimit të vendimit të gjykatave, por edhe pas sulmeve politike që kanë ardhur në drejtim të opozitës. Për aksionin në vijim sigurisht që grupi parlamentar do të mblidhet për ta marr një vendim për në vijim, nuk ka një marrëdhënie normale me Parlamentin, nuk ka një bojkot, por situate është e tensionuar dhe po diskutohet dhe do të vendoset rast pas rasti edhe sipas çështjeve që janë për tu diskutuar në agjendën parlamentare”, tha Tabaku.

Teksa foli për informalitetin e pagave, Tabaku u shpreh se informaliteti i pagave vjen nga sistemi abuziv i taksave.  

“Informaliteti sot ka vetëm një përgjigje sistemin e taksave abuzive dhe fakti që sot në Shqipëri taksohet puna më shumë se çdo e ardhur tjetër në ekonomi. Elementë i dytë lidhet me largimin masiv dhe sot kemi një fenomen demografik, sot jemi 2.4 mln dhe 800 mijë banorë pensionistë dhe është përmbysur skema sepse ka qenë me moshën mesatare më të ulët dhe me një përqindje më të ulët të moshës së lartë dhe emigracioni ka larguar 40 për qind të krahut të punës”, tha Tabaku.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 18/10/2024 18:34

    Organizatorja e bandes terrosiste te kriminel Berishes Sude Tabaku te shkoj ti coj dhe ne Hene po deshi per te protestusr dhe prezantuar te nderkombetaret se sa hajdut ,shkaterrues,trafikant,vrases,djeges dhe shperdorues te votes se popullit jane keta funderrina keta deputet me mandat te shperfytyruar ne shtaz!Meri moj oligare milirdere bashk me bankierin dhe jepu karriget e tua ti djegin jepu truprojet afrikane te Zenit te perballen dhe largoni duart dhe zullumet nga drejtesia ,ushtria dhe policia e popullit o femer e pa dinjitet o tradhetare e pa bese!!

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 19/10/2024 17:43

      Linda je e madhe koment mbi te verteten , keshtu duhet te jene personalmente, nje kompliment i sinqerte. Thoni gjithmon te verteten jo me genjeshtra dhe hipokrizi .o tabakse nuk ishte spontanea dhe rivolte, çdo gje e kishit pianificare se nuk hyet ne parlamenti me substanca te ndaluara , ju thoni se ishte parfum ?parfumosni vetentuaj perjashta se jeni kermesirat e kombit .

    • Suadi: 18/10/2024 22:19

      Patronazhist

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'