Opozita që (s) duam!

Opozita që (s) duam!

E vërteta ende e freskët për shqiptarët është se, megjithëse nga historianët mbetet e diskutueshme se si, Sali Berisha u vu në krye të protestave studentore dhe lëvizjeve politike që kërkonin ndryshim në 90’, me premtimin për t’ju kthyer shqiptarëve lirinë e munguar, po aq edhe të çmuar.

E vërteta historike është se Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, kur iu solli vërtet lirinë shqiptarëve shekuj më parë duke mposhtur perandorinë më të fuqishme të kohës, pasi iu ishin mohuar të drejtat më themeltare, modestisht iu tha qytetarëve se “lirinë e gjeta këtu mes jush”.

Tingëllon ironike, por trashëgimtarët biologjikë dhe politikë të ish-kryeministrit të djathtë të cilët udhëhoqën protestat e fundit të opozitës duket sikur po i luten kryeministrit të majtë Edi Rama, në vend të pamundësisë së rrëzimit të tij, për të rrëzuar Erion Veliajn dhe drejtësinë e re, në këmbim të ‘lirisë’ së Sali Berishës.

Sikur drejtësia që kemi sot të ishte në duart e Edi Ramës, ashtu siç edhe ka qenë historikisht në duart e kujtdo që i ka sunduar trojet tona pas Skënderbeut, ose ashtu siç pretendohet politikisht, gati gjysma e kabinetit të kryeministrit aktual nuk do të kishte përfundur në qeli.

Drejtësia që gëzon sot Shqipëria është ngritur falë ShBA-ve, në vendin ku si familja e Presidentit Joe Biden (djali) ashtu edhe vetë ish-Presidenti dhe kandidati i së djathtës për President, Donald Trump, janë aktualisht në telashe të mëdha me drejtësinë e vendit të tyre.

Duhet luftuar në çdo kohë për lirinë ashtu siç na mësoi Skënderbeu shekuj më parë. Duhet të kesh të drejtë në çdo kohë për ta fituar atë. Drejtësia është tjetër gjë dhe liria tjetër histori. Bota e qytetëruar ka luftuar ndër shekuj dhe i gëzon të dyja sot, bashkë me mirëqenien e qytetarëve.

Ndërkohë demokracia në Shqipëri kërkon me urgjencë opozitën e saj, dhe nga ana tjetër shqiptarët vazhdojnë të ëndërrojnë për liri, garë të ndershme, drejtësi dhe demokraci, sfidat janë po aq të mëdha. Drejtësia e re dhe politika e vjetër (jo nga mosha e politikanëve) në Shqipëri do të jenë vazhdimisht në opozitë me njëra-tjetrën, i rifiton ose jo Donald Trump zgjedhjet në SHBA, do të zgjidhet ose jo Le Pen presidente në Francë apo do të rizgjidhet në Itali, Giorgia Meloni, kryeministrja mike e vendit fqinj dhe bashkëpunëtore e ngushtë e Edi Ramës. Pak rëndësi ka për drejtësinë e re se kush do ti fitojë zgjedhjet e 2025 në Shqipëri.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meti: 12/07/2024 23:25

    Nuk ka shume dyshime si e qysh Berisha u vu ne krye ne livizjet e viteve 90-nga i infiltruar prej Ramiz Alise per te marre kontrollin se bashku me larot e tjere si Pashko dhe Ceka, u rekrutua me pas nga CIA dhe DASH. Gje qe spjegon veprimet dhe retoriken e dhunshme antikomuniste te kohes, sipas instruksioneve amerikane. Heroi yne Gjergj, lirine e solli per principaten e vet. Te tjerat kishin zotet e tyre. Berisha dhe PD nuk jane te djathte. Ato jane majtiste ekstremiste si reaksion ndaj kastes enveriste qe kishte ne kontroll administraten ne shtetin monist dhe pamundesise per tu bere pjese e saj. Sepse nuk te linte "nomeklatura" psh qe nje poet si Nela i Kukesit te merrtebte drejte studimi ne Arte-e kunderta, Rama pamvaresisht mediokerr e merrte si i biri i byroistit vrases te Neles. Ne Shqiperi nuk ka drejtesi. Ajo qe ekziston eshte, sic e thonte bukur i madhi Agolli, Shkerdhatokraci! Ku ne krye te GJKKO eshte nje injorante me rekorde kriminale e shtate mbiemra, per viza (???) dhe ne SPAK nje tuaf qe sdi te flase. Vetem fakti qe ne asnje nga to kreu nuk eshte magjistrat tregon shume. Dhe te gjithe kaluesit e "vetting" ne fakt jane ato qe kane kryer krime e falsifikime me shume se te tjeret, qe juk kane kaluar, per te siguruar nje "rekord" te paster. Nuk krahasohen SHBA me Shqiperine. Ne SHBA prokuroria federale ose shteterore nuk enka as me qef e as me kallzin por detyre kur shikon shkelje te ligjit. Nese ndonje zyrtar do bente cka bejne ne Shqiperi Rama Veliaj dhe organizata e tyre mafioze,donkishin hapur nje burg te ri vetem per ta. Drejtesia e re?? Nuk behet stani me lepuj e as me zagare.

    Përgjigju
  • Po mër po: 12/07/2024 18:21

    Nuk të ka mësuar Skënderbeu, por mësuesit e komunizmit or tej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja