Opozita tha se do rikthehen vizat, MEPJ: S'ka asnjë iniciativë në Bruksel! Lajmi, qëllim të dëmtojë liberalizimin e vizave për shqiptarët në Kosovë

Opozita tha se do rikthehen vizat, MEPJ: S'ka asnjë iniciativë në Bruksel! Lajmi, qëllim të dëmtojë liberalizimin e vizave për shqiptarët në Kosovë

Ministria e Jashtme

TIRANË- Një ditë pas akuzave të opozitës se Çekia ka kërkuar që të vendosen vizat me vendin tonë, Ministria e Jashtme ka reaguar duke përgënjeshtruar këto akuza. Sipas ministrisë së Jashtme në vendin tonë, nuk ka asnjë plan, asnjë dokument të propozuar nga ndonjë vend anëtar i BE-së dhe asnjë diskutim lidhur me mundësinë e pezullimit të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë.

Ministria e Jashtme risjell në vëmendje, se ky lajm duket të jetë thjesht e vetëm produkt i interesave të caktuara në një moment ku në Bruksel është duke u diskutuar për të gjetur sa me parë dhe pa vonesa të tjera të pajustifikuara mundësinë për t’i njohur të drejtën e lëvizjes së lirë qytetarëve të Kosovës.

‘Gjatë ditëve të fundit, në disa media por edhe përmes reagimeve publike të disa forcave politike, është përhapur lajmi për mundësinë e pezullimit të regjimit pa viza të shtetasve shqiptarë si pasojë e rritjes së numrit të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë drejt Bashkimit Evropian përmes të ashtuquajturës “rrugë ballkanike.” Dëshirojmë të informojmë qytetarët që këto lajme janë krejtësisht të pavërteta. Nuk ka asnjë plan, asnjë iniciativë, asnjë dokument të propozuar nga ndonjë vend anëtar i BE e asnjë diskutim lidhur me mundësinë e pezullimit të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë. Ky lajm duket të jetë thjesht e vetëm produkt i interesave të caktuara në një moment kur në Bruksel është duke u diskutuar për të gjetur sa me parë dhe pa vonesa të tjera të pajustifikuara mundësinë për t’i njohur të drejtën e lëvizjes së lirë qytetarëve të Kosovës. Është për të ardhur keq, që një lajm i tillë i rremë, lehtësisht i verifikueshëm për mediat apo forcat politike, ka gjetur jehonë në sferën publike në Shqipëri.'- u shpreh Ministria e Jashtme.

Ministria e Jashtme nënvizon se Shqipëria është një partnere e BE-së, ndërsa vendi ka qenë i pari në rajon që ka nënshkruar marrëveshjen me Frontex dhe ka një bashkëpunim shembullor me të gjitha agjencitë e BE-së dhe vendeve anëtare në përballimin e emigracionit të paligjshëm.

‘Shqipëria është një partnere e besuar e BE dhe nëse ka shqetësime për rritjen e numrit të emigranteve të paligjshëm në të ashtuquajturën ´rruga ballkanike´, ato janë trajtuar e trajtohen me seriozitet dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë evropianë. Vendi ynë ka qenë i pari në rajon, qe ka nënshkruar marrëveshjen me Frontex dhe ka një bashkëpunim shembullor me të gjitha agjencitë e BE dhe vendeve anëtare në përballimin e emigracionit të paligjshëm. Fakti që në datën 3-4 nëntor, në Tiranë, do të mbahet Ministeriali i Ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE dhe Ballkanit Perëndimor është shprehje e këtij vlerësimi për punën tonë. Ne garantojmë qytetarët shqiptarë se ata nuk rrezikohen aspak dhe në asnjë moment nga e drejta për të lëvizur pa viza në hapësirën e BE.’- njofton ministria e Jashtme.’- thuhet në reagimin e MEPJ-së.

Ky qëndrim vjen pas reagimit të Komisionit të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, të cilat bënë fakt të kryer që Çekia, e cila mban radhën e Presidencës së BE-së, ka kërkuar që të vihen viza për Shqipërinë dhe Serbinë, që qytetarët të lëvizin me vizë në BE, kjo për shkak të rritjes së madhe të emigrantëve që shkojnë në BE përmes Serbisë. Sa i takon këtij lajmi që ka qarkulluar në disa media, por nuk ka asnjë reagim zyrtar nga BE.  

Floriana Garo tha se qytetarët duhet të dalin në protesta pasi është e rëndësishme që qytetarët të lëvizin të lirë dhe nuk mund të rikthehet regjimi. Ndërkohë, që Tedi Blushi shkroi se keqqeverisja e  Ramës po rrezikon lëvizjen e qytetarëve.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy