Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakes së Durrësit për punën që po bën për pastrimin e qytetit, një pjesë e të cilit është përmbytur nga reshjet e shiut. Në një reagim në Twitter, kreu i qeverisë thotë se Emirjana Sako është në krye të detyrës dhe qytetarët nuk janë lënë në mëshirë të fatit, ashtu siç pretendon opozita.
“Mjerë kush hyn në këto kanale, lexon r kujton se informohet, po veç helmohet me gënjeshtra të trasha, jashtënxjerrje e neveritshme e helmit që verbon e nxit urrejtjen… Kryetarja e bashkisë Durrësit në krye të detyrës, pranë njerëzve me tërë punonjësit, ndërsa këta të paudhë”, shkroi Rama në Twitter.
Ky reagim i Ramës vjen pasi sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysa publikoi disa fotografi nga përmbytjet në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe ironizoi qeverinë duke thënë se po mundohen të sjellin Venecian pranë qytetarëve. Po ashtu thoshte se Durrësi ka mbetur në mëshirë të fatit pasi qytetarët ende nuk janë dëmshpërblyer për përmbytjet e vitit 2018 dhe tërmetit të vitit 2019.
“Situata sot në zonën e Kënetës vazhdon si gjithmonë me problematikën e përmbytjeve . Me e keqja është se ujërat e zeza po dalin nga pusetat në oborret e shtëpive të qytetarëve të Durrësit ndërkohë që pritet përkeqësim i reshjeve.
Nuk keni përse të shkoni deri në Venecia , këtë të fundit për mbi 20 vite vazhdojnë ta sjellin më pranë jush Dakot e Sakot. Pas Galasë së mbrëmshme uroj t'i ketë dalë pija kryeministrit dhe kryetares së bashkisë. Durrësi i lënë në mëshire të fatit ende s’kanë dëmshpërblyer përmbytjet e 2018, dëmet e tërmetit të 2019 ,imagjino tani... Qytetaret e Durrësit në mëshire të fatit edhe në 2022”, shkroi Sako.
Postimi i Ramës në Twitter
Denoncimi i PD
Lajmi kryesor: