Situata e motit të keq në Shkodër, Rama e krahason me 2010: Faktet janë nga Bashkia, këta përmbysin të vërtetën me korin e injorancës

Situata e motit të keq në Shkodër, Rama e krahason me 2010: Faktet janë nga Bashkia, këta përmbysin të vërtetën me korin e injorancës

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe njëherë te dezinformimi që i bëhet qytetarëve me anë të mediave. Rama ka publikuar një foto ku krahasohet sesi u përshkallëzua situata në Shkodër në vitin 2010 dhe si paraqitet situata sot. Përbri, Rama shkruan se kamerat me objektiv të ngushtë nxisin urrejtjen për të përmbysur të vërtetën.

Si ka qenë situata në Shkodër në vitin 2010 dhe si është sot:

Rama vë në dukje se në vitin 2010 në Shkodër pati një dëm të 14.280 hektarëve tokë ndërsa sot janë 1685 hektarë. Asokohe, prezenca e ujit u ndje në 2580 banesa ndërsa aktualisht në 5.

Në dhjetorin e vitit 2010 pati 12.145 persona të evakuuar ndërsa sot janë 99.  

E pikërisht nisur nga faktet e dhëna nga Bashkia e Shkodrës Rama thekson se sërish kori i injorancës dhe ligësisë preferon të kthejë të vërtetën përmbys. 

“Ja se ç’i bëjnë opinionit kamerat me objektiv të ngushtë e gjuhët me llapje të gjerë, gjithnjë për të njëjtin qëllim, nxitjen e urrejtjes, teksa faktet nga i njëjti burim, bashkia Shkodër(!), flasin më qartë se s’ka për të vërtetën e përmbysur prej korit të injorancës e ligësisë!”- shkroi Rama.

Të njëjtin reagim Rama e ka patur edhe për pretendimin e opozitës së qytetarët në Durrës kanë mbetur në mëshirë të fatit. Rama i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakes së Durrësit për punën që po bën për pastrimin e qytetit, një pjesë e të cilit është përmbytur nga reshjet e shiut. Në një reagim në Twitter, kreu i qeverisë thotë se Emirjana Sako është në krye të detyrës dhe qytetarët nuk janë lënë në mëshirë të fatit, ashtu siç pretendon opozita.

Ky reagim i Ramës vjen pasi opozita akuzon qeverinë se nuk e ndërpret importin e energjisë ndonëse i gjithë vendi është përshirë nga reshjet e shiut. Sali Berisha tha dje nga Shkodra se mazhoranca po shet energji me çmim katër herë më të ulët se sa e blen për shkak të kontratave që kanë firmosur më parë.

Nga ana tjetër, Partia e Lirisë ka reaguar për blerjen e 42 mije megavateve nga kryeministri Rama, blerje e cila sipas tyre ishte e panevojshme sepse në Shqipëri niveli i reshjeve është i lartë e madje i parashikueshëm nga KESH. Sipas tij, Shqipëria ka humbur 10 milion euro. 

Shirat e dendur që kanë rënë prej mbrëmjes të së shtunës kanë përmirësuar situatën hidrike dhe KESH ka shitur energji elektrike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:56
Rama në Sukth të Ri: U frenuan prurjet nga argjinatura e ndërtuar! E përballuam mirë, dikur këtu bëhej liqen nga shiu

I shoqëruar nga kryebashkiakja, Emirjana Sako, kryeministri Edi Rama ka vizituar zonën e Durrësit, në zonën e Sukthit të Ri, lagjja “Erzen”. Ai tha se prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme.

“Në Durrës (çka s’do t’jua tregonin kurrë përndryshe në kanale e portale) falë punës së palodhur të kryetares së bashkisë janë shëruar pjesa dërrmuese e pikave të mbetura problematike nga e shkuara, siç është edhe zona e Sukthit të Ri, lagjja “Erzen”, ku prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme

Mbeten problem disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe ku rezulton tejet e vështirë shmangia e pranisë së ujit në disa dhjetra shtëpi, në rast reshjesh të dendura”, tha Rama.

Më tej Rama tha se reshjet e dendur në Durrës u menaxhuan më së miri, pasi sipas tij më parë Durrësi bëhej liqen.

“Përgjithësisht Durrësi ka qenë mirë, dikur këtu behej liqen. Ishte sprovë e madhe se kishte volum të madh, por përgjithësisht Durrësi ishte mirë.Por kur ka reshje të mëdha, është si puna e lavamanit, hap lavamanin dhe po e çove me furi, bllokohet se nuk ka mundësi që t’i thithë të gjitha”, tha Rama.

Ora 11:20
Opozita tha se Durrësi është lënë në mëshirë të fatit! Rama i del në mbrojtje kryebashkiakes: Është në krye të detyrës! Kanalet helmojnë me gënjeshtra të trasha

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakes së Durrësit për punën që po bën për pastrimin e qytetit, një pjesë e të cilit është përmbytur nga reshjet e shiut. Në një reagim në Twitter, kreu i qeverisë thotë se Emirjana Sako është në krye të detyrës dhe qytetarët nuk janë lënë në mëshirë të fatit, ashtu siç pretendon opozita.

“Mjerë kush hyn në këto kanale, lexon r kujton se informohet, po veç helmohet me gënjeshtra të trasha, jashtënxjerrje e neveritshme e helmit që verbon e nxit urrejtjen… Kryetarja e bashkisë Durrësit në krye të detyrës, pranë njerëzve me tërë punonjësit, ndërsa këta të paudhë”, shkroi Rama në Twitter.

Ky reagim i Ramës vjen pasi sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysa publikoi disa fotografi nga përmbytjet në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe ironizoi qeverinë duke thënë se po mundohen të sjellin Venecian pranë qytetarëve. Po ashtu thoshte se Durrësi ka mbetur në mëshirë të fatit pasi qytetarët ende nuk janë dëmshpërblyer për përmbytjet e vitit 2018 dhe tërmetit të vitit 2019.

“Situata sot në zonën e Kënetës vazhdon si gjithmonë me problematikën e përmbytjeve . Me e keqja është se ujërat e zeza po dalin nga pusetat në oborret e shtëpive të qytetarëve të Durrësit ndërkohë që pritet përkeqësim i reshjeve.

Nuk keni përse të shkoni deri në Venecia , këtë të fundit për mbi 20 vite vazhdojnë ta sjellin më pranë jush Dakot e Sakot. Pas Galasë së mbrëmshme uroj t'i ketë dalë pija kryeministrit dhe kryetares së bashkisë. Durrësi i lënë në mëshire të fatit ende s’kanë dëmshpërblyer përmbytjet e 2018, dëmet e tërmetit të 2019 ,imagjino tani... Qytetaret e Durrësit në mëshire të fatit edhe në 2022”, shkroi Sako.

Postimi i Ramës në Twitter

 

 

Denoncimi i PD
G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet