'Opozita u kthye në parlament, e bindi zëri i arsyes!', Lorenc Vangjeli në 'Frontline Interview': Fati i keq i Berishës po ndikon tek ajo! Politikanët janë të trembur

Gazetari Lorenc Vangjeli ishte i ftuar sot në ‘Frontline Interview’ Report Tv, ku foli për zhvillimet e fundit në Kuvend dhe situatën me opozitën e cila ka dy liderët nën arrest. Vangjeli thekson se opozitën e bindi zëri i arsyes që të kthehej në parlament.

'E bindi zëri i arsyes. Kjo është udha e duhur. Bojkotimi i parlamentit është anormalitet. Kjo është e shpeshtë, nuk para bie në sy. Jemi republikë parlamentare. Të largohesh nga mundësia për të folur, debatuar njësoj si të presësh degën ku je ulur. Shikoni akuzën kryesore që ngrenë këtë kohë, qeveria ka kapur SPAK. Është pjesa më e bujshme e drejtësisë. Ti largohesh nga llogorja e një pushteti ku je palë, absurditet më të madh zor se prodhon mendja njerëzore.'

Sa i përket mazhorancës, për Vangjelin asaj do i interesonte që opozita të ishte jashtë parlamentit.

'Mazhoranca do ishte e interesuar që opozita të ishte jashtë parlamentit. Shikoni krahasimin me seancat e vjetshme të buxhetit. Kësaj radhe po shkon 48 orë. Të dëgjosh njërin folës nga tjetri, kontrasti është kaq i madh. Shumica dërrmuese aty nuk e kuptojnë se e drejta e deleguar nga mijëra qytetarë është edhe dije, mirë do ishte të pyesnin të interesoheshin para se të flisnin. E njëjta supë që serviret vit pas viti. Disa prej tyre nuk e njohin tabelën e shumëzimit. Mos bëhet edhe ndonjë test inteligjence. Për fat të keq kërkohen cilësi të tjera, që janë të papajtueshme me ligjin e dekriminalizimit.

Opozita ka qenë dikur dhe më radikale. Rezultati nuk ishte i kërkuar.'

Berisha për Vangjelin ishte i aftë të hiqte Bashën nga drejtimi i PD-së por i paaftë ta rikthejë këtë parti në pushtet. Ndërkohë individët nëpër partitë e mëdha janë thjeshtë matrioshka të kryetarit.

'Fati i keq i një individi po ndikon në fatin e keq të gjithë opozitës. Do duhej një strategji krejt tjetër. Pati shenja të tilla. Berisha ishte miti i vetëm për të shkulur Lulzim Bashën por i paaftë ta çojë PD në pushtet. Një pjesë e tyre, e grave dhe burrave në atë sallë mendojnë se do jenë apo jo në lista. Çfarë vijnë poshtë me përjashtime të rralla, ngjajnë si matrioshka me kryetarin. Ose sikur kryetari është një pasqyrë e madhe që thyhet në copëza.'

Vangjeli vijoi më tej duke thënë se jemi kthyer në shoqëri të egër, e cila gëzon kur njerëzit shkojnë në burg, një shoqëri që kërkon hakmarrje dhe revansh. Sipas tij duhet të ndahemi nga kjo mendësi bolshevike dhe otomane.

'Ne po i japim jetë një shoqërie të egër. 360 mijë shqiptarë kanë kaluar në degën e burgut. E para futja në burg prodhon kriminelin e nesërm , burg burg dhe të gjithë thonë atje të shkojnë të gjithë. Revanshi, hakmarrja atje të kalbet. Por këta ëngjëjt e errësirës që thonë burg, këta janë njerëzit që peshkohen nesër kur të dalin nga burg. Nuk është burgu stacioni final. Ka masa të pafunda. Askush nuk e mendon një gjë të tillë. Egërsia jonë e brendshme thotë burg. Hipokritët e thonë këtë gjë.

Ngre kokën te ballkoni i atij zotërisë, edhe ai duhet të hetohet në liri. Dhe ky është revolucion në mendësi për tu ndarë nga mendësia jonë bolshevike dhe otomane. Gjithë shoqëria është bashkëaksionere në këtë gjë. Kërkohet revolucion në mentalitet. Politikanët nuk janë të trishtuar, janë të trembur. Të japësh drejtësi dhe të ndëshkosh janë dy gjëra të ndryshme.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e kryeministri urojnë besimtarët katolikë, Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit!

Krishtlindja, Presidenti e kryeministri urojnë besimtarët katolikë, Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit!