‘Opozita’ varfëron Argita Berishën, nga 70 mijë USD bie në 300 mijë lekë në vit të ardhura nga mësimdhënie, qiratë bien nga 26 mijë euro në 9 mijë euro

‘Opozita’ varfëron Argita Berishën, nga 70 mijë USD bie në 300 mijë lekë në vit të ardhura nga mësimdhënie, qiratë bien nga 26 mijë euro në 9 mijë euro

Qëndrimi i gjatë në opozitë i Sali Berishës duket se ka ndikuar në uljen të ardhurave vjetore dhe në varfërimin e së bijës, Argitës. Nëse gjatë periudhës kur ishte në pushtet Berisha, konkretisht në vitin 2010, Argita deklaronte rreth 70 mijë USD të ardhura vetëm nga mësimdhënie në fakultete private, në vitin 2019, nga deklarata e pasurisë së siguruar ekskluzivisht nga Report Tv, rezulton se Argita Berisha ka deklaruar vetëm 306 880 lekë të ardhura nga mësimdhënie nga fakultetet private. Gjithashtu, nga mësimdhënia në Fakultetin e Drejtësisë, Argita deklaronte çdo vit rreth 10 mijë USD pagë vjetore. Në vitin 2019, deklaron vetëm 199 652 lekë. Pas largimit të babait nga pushteti, duket se fakultetet nuk kanë më nevojë për ‘dijet’ juridike të Argitës. 

Pas daljes se Berishës në opozitë, vihet re një rënien e çuditshme dhe drastike e të ardhurave të Argitës edhe nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme. Në vitin 2011, në kulmin e pushtetit të Berishës, Argita Berisha (Malltezi) deklaronte 26 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e tre apartamenteve.  Tetë vite më vonë, në vitin 2019, Argita deklaron 9 100 euro të ardhura nga qiratë. Me kalimin e viteve, vlera e pasurive të paluajtshme rritet dhe rrjedhimisht të ardhurat e Argitës nga qiratë duhet të ishin shtuar, por ka ndodhur e kundërta. 

E njëjta gjë ka ndodhur edhe sa i takon të ardhurave të deklaruara nga Argita nga ekspertiza e saj, aktiviteti tregtar dhe avokatia. Në vitin 2008, Argita deklaronte rreth 50 milionë lekë të vjetra të ardhura nga aktiviteti i avokatisë. Kur ishte Berisha në pushtet ajo ishte porta kryesore e investitorëve të huaj. Madje, një biznesmen me origjinë pakistaneze Zafar Ansar e denoncoi Argita Berishën se përveç pagesës për shërbimet e saj ligjore, i kishte kërkuar 3% si tarifë suksesi, për një investim me vlerë 100 milionë euro në fushën e energjetikës. Zafar Ansar e konsideroi këtë tarifë suksesi si ryshfet. Ai nuk pranoi ‘gjobën’ dhe u largua nga Shqipëria. 

Ndërkaq, në vitin 2019, Argita deklaron zero lekë nga ekspertiza e saj dhe avokatia. Nëse më parë llogaritë bankare të Argitës lëviznin me dhjetëra mijëra dollarë, ku për shkak të të ardhurave vetëm në vitin 2012 ka blerë makinë me vlerë 85 mijë euro, në vitin 2019 llogaritë e së bijës së ish-kryeministrit Berisha kanë ndryshuar me këto vlera: + 31 lekë, - 300 lekë, - 2 euro, - 5 USD, - 3 euro, - 1 400 lekë, + 544 632 lekë, + 25 euro dhe + 8 052 euro. 

Megjithatë, fati po i buzëqesh dhëndrit të Berishës, bashkeshortit te Argites, Jamarbër Malltezit, pasuria e të cilit mbetet e rrethuar me shumë mister, paradokse dhe pikëpyetje. Nga 6.3 metra tokë tek ish-kompleksi Partizani në Tiranë që ka përfituar si trashëgimtar në vitin 2007, Jamarbër Malltezi befas ëshë bërë aksionet me 35 % të aksioneve të kompanisë që po ndërton 17 pallate në një sipërfaqe 28.000 metra katrore tek ish-kompleksi Partizani ne kompleksin Magnet. Sipas dokumenteve, Jamarbër Malltezi i ka blerë aksionet që në 23 janar të vitit 2014, por janë deklaruar në QKB vetëm në dhjetor të 2018. Si bë pronar me 35 % të 17 pallateve, këtë mund ta zbulojë vetëm SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

( Kliko këtu ) Deklarimi pasurisë 2019

( Kliko këtu ) Deklarimi pasurisë 2008

( Kliko këtu ) Deklarimi i pasurisë 2010

( Kliko këtu ) Deklarimi i pasurisë 2011 { Dokument 1}

( Kliko këtu ) Deklarimi i pasurisë 2011 { Dokument 2}

( Kliko këtu ) Deklarimi i pasurisë 2012

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Coban: 20/05/2020 13:25

    E njejta histori do perseritet edhe per vellain e Erjon Velise vitin qe vjen pas zgjedhjeve...

    Përgjigju
  • Gjethja e thate e fikut: 20/05/2020 12:55

    te ardhurat konstate i kane por nuk i deklarojne, per te mos paguar tatime per ramen, bejne evazion fiskal

    Përgjigju
  • Shteti: 19/05/2020 23:19

    Edhe pak, edhe pak thote Spak. Qerosi sjamarber ben udhetime jashte ne kohe pandemie vetem per te fshehur pasurite. Te kemi ne cark o qeros hajdut. Ke firmos ku nuk ke firmos o hajdut qeros.

    Përgjigju
  • Egli: 19/05/2020 18:18

    Si ka mundesi qe argita, jamarbri dhe sheklezi u bene milionere pa bere asnje pune, vetem si seksere

    Përgjigju
  • SPAK: 19/05/2020 18:16

    Arsyeja se pse Berisha nuk e ben deputet dhendrin eshte vetem halli i deklarimit te pasurise, se nese behet deputet duhet te deklaroje te gjithe pasurine.

    Përgjigju
  • Drejtesia: 19/05/2020 18:11

    Pse çuditeni? Fillimisht beri leke Argita, duke i marre para cdo investitori qe vinte ne Shqiperi, ne forme gjobe, per ti hapur deren babi Berisha. Me keto thase me para te padeklaruara Jamarberi po ben pallater. Duhet te cuditemi vetem me drejtesine qe nuk vepron

    Përgjigju
  • Eno: 19/05/2020 18:08

    Edhe ato 6 metra toke qe ka perfituar, i ka marre ne menyre te paligjshme, pasi gjyshi i tij e ka pas shitur nje here token.

    Përgjigju
  • SHQIPNI: 19/05/2020 17:53

    O te mjer shikoni shikoni dhe pastaj tregoni PERALLA Legjendare per te treguarë urretjen ndaj Edi Rames, po ku marrin vesh injorantet. E ka fajin Teatri moderne apo kullat.

    Përgjigju
  • Shishtaveci: 19/05/2020 16:36

    Flamur Noka asht me i varfni.Rrnofte Flamur Noka sivllai magjarit

    Përgjigju
  • KRIMINELI HAJDUT: 19/05/2020 16:10

    O kok pa lar ndiqeni qenin bastard bajg salhe spiunin e sërbit. Ky qen jo vetëm kriminel po dhe hajdut e ju ndiqni familjen qen bir qeni 400 brezash mbrapa o ju thafshin këmbët o kërma të gjalla. Pty rac idjotësh.

    Përgjigju
  • Agron: 19/05/2020 16:07

    Fatkeqeisht jam banor i pallateve Magnet te dhendrrit te shpifur dhe arrogant Abi Malltezi. Projekti te ish fusha partizanit duhet te ishte mbyllur po keta te babezitur vazhdojne dhe ndertojne dhe i kane marre frymen zones. Me lejen e kujt ndertojne? Me lejen e veliajt apo jane pa leje? Ne nuk kemi marre akoma hipotekat dhe nese i kerkojme na kercenojne. Eshte skandal qe do te plasi nga gjithe banoret e Magnetit qe nuk po durojne dot me

    Përgjigju
  • loni: 19/05/2020 16:05

    E mbaroi detyren si seksere.Ato ishin gjithe mijera euro te perqindjeve qe merrte si seksere. Pasuria e ketyre duhet hetuar me kujdes dhe urojme Spakun te nxjerre se deri ku shkon rrjeta e merimanges se kesaj familje te urryer

    Përgjigju
  • A. N.: 19/05/2020 15:45

    Po me radhe e kane. Tani e ka radhen PS.

    Përgjigju
  • Goni: 19/05/2020 15:43

    E thjeshte se kjo ishte seksere e babait. Tani ha paret qe ka vene. Edhe nje gje. Hidhni nje sy te fakulteti drejtesise dhe i shkencave sociale. Eshte foleja e injoranteve te Argites she militanteve te Pd. Kane gjithe karakteristikat e berishianeve. Jane fodulle, te paafte, injorante, theshethemexhinj legenA, antishtet. Helm fare

    Përgjigju
  • Eri: 19/05/2020 14:44

    Nje konference per mbrojtjen e mjedisit, nje pallat me para te pista. Turp i madh. Por me e turpshme heshtja e SPAK

    Përgjigju
  • Andi: 19/05/2020 14:43

    Nuk ka nevojë me te punoje se po punon Jamarbri, 17 pallate pa punuar asnje dite.

    Përgjigju
  • Familje mafioze: 19/05/2020 14:40

    Familja Verisha fo srrije deri aty sa nuk do te ngopen qente e rruges duke e pshurrur dhe hienat nuk do ngopen me kerrnenne kufomave te tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet