Milva Ekonomi në Report Tv: Vendosja në lista të pasigurta, sfidë personale! E kemi provuar! Opozita do reflektojë dhe do i bashkohet 'Dezinformimit' dhe 'Antikorrupsionit'

Partia Socialiste duke se ka ndezur motorët përpara nisjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, me mbledhjet e njëpasnjëshme të asamblesë dhe qeverisë në Durrës dhe Elbasan ku janë dhënë direktivat për qasjen në këto zgjedhje.

Më shumë foli në Report Tv, deputetja e mazhorancës Milva Ekonomi. Fillimisht ajo u ndal në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ edhe tek objektivi i shumëpërfolur për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030.

Sa i përket vendosjes së deputetëve të vjetër të PS-së në listat e pasigurta, siç e lajmëroi më herët kryeministri Rama, Ekonomi thotë se ata janë mësuar me sfida të tilla.

'Mendoj ne jemi të qartë. Ne punojmë nga mbarimi i zgjedhjeve deri në zgjedhjet e ardhshme. Nuk i lëmë pa i ndjekur bazat tona socialiste. Ky vit ka nisur me proces rienergjizimi. Edhe të shkosh në listat e sigurta apo të pasigurta për çdo socialistë është sfidë personale pozitive të sfidosh veten tënde në një proces zgjedhor e kemi provuar. Anëtarët e vjetër dinë të punojnë mirë në parti dhe kanë një jetë tashmë të konfirmuar brenda partisë.'

PS, sipas saj vijon punën për fitoren në zgjedhjet e ardhshme, pasi si objektiv të saj ka të jetë udhëheqëse e vendit drejt anëtarësimit në BE.

'PS nuk është se pushon së punuari edhe pasi mbaron një palë zgjedhje. Ne bëjmë pas çdo zgjedhje dy analiza të mëdha. Një është analizë për çdo njësi votimi dhe një analizë me strukturat në territor pse doli ky rezultat. Brenda partisë puna për organizimin dhe për mbajtjen e frymës së fitores është gjë e vazhdueshme. Të premten takim i grupit të deputetëve për të shtuar energjinë për jetën parlamentare, lidhur me angazhimin e qeverisë shqiptare që është Shqipëria 2030, ngritja e flamurit të Shqipërisë në oborrin e KE. Duhet bërë shumë me përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE-së. Ne kemi një ngritur një komision të posaçëm që Shqipëria 2030 duhet të jetë kryefjala e jetës parlamentare, Komisioni Antikorrupsion. Kemi angazhuar shumë individë nga bota akademike, shoqëria civile, shoqatat e biznesit. Kërkohet shumë angazhim. Nuk futemi në BE për ndryshim ligjet, por të zbatojmë ligjet e BE. Shqiptarët e kanë pasur në vëmendje integrimin në BE. Tani është momenti të punojmë së bashku.'

'Na duhet të kuptojmë të gjithë se çfarë procesi ka integrimi në kushtet e vendit tonë. Procesi  Screening e vuri Shqipërinë në një tjetër nivel.'

Sakaq, ajo vijoi më tej për Nertil Agalliun duke komentuar edhe abstenimin e socialistëve në parlament për mandatin e Olta Xhaçkës. Ekonomi thekson se socialistët janë të paqartë për këtë situatë dhe prandaj kërkojnë opinionin e Venecias.

'Me shumë skrupulozitet shikojmë ligjet, organet e drejtësisë duhet të veprojnë të pavarura. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë qenë orientuese dhe të zbatueshme. Në rastin e Xhaçkës kemi 2 kërkesa, 1 nga 1/5 dhe 1/10. Në këtë situatë konfuze PS vendos ta lërë këtë në dorën e socialistëve në parlament. Ende nuk jemi të qartë, prandaj kërkojmë këshillë nga Komisioni i Venecias. Për të çuar më tej atë gjë, që të ndjekim vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Komisioni i Venecias orienton vendimin.'

Më tej, deputetja socialistëve beson  se edhe opozita do të bashkangjitet nismave të shumicës në parlament, si ajo e komisionit të dezinformimit apo antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, pasi kjo shërben për integrimin e vendit në BE.

'Mazhoranca po bën përgatitjet. Administrata publike ka dhënë opinionin e vet. Bota akademike dhe shoqëria civile të shikojnë çfarë mund të përmirësojmë me rekomandimet e BE-së. Kur të vijnë propozimet patjetër që do ndahen me opozitën. Kam një besim që do marrin pjesë në këtë proces, nuk mund ta lënë këtë proces të paadresuar. Janë të ulur në komisionin e integrimit, dhe këto janë detyra që i jepen kuvendit për të shpejtuar këtë proces së integrimit kur kemi rol mbikqyrës. Opozitarët besoj se do reflektojnë pozitivisht.'

Komisionet e propozuara, si ajo e Antikorrupsionit, nuk kanë qëllim të kapin drejtësinë shprehet Ekonomi.

'Nuk gjykojmë vendimet e drejtësisë. Është ajo që do flasë. Nuk kam një opinioni përpara se drejtësia të shfaqi vendimin e vetë. Nuk kërkojmë të kapim drejtësinë. Kuvendi ka rol koordinues në këtë proces, prandaj besoj se opozita do jetë pjesë. Roli i Kuvendit është roli koordinues. Detyrat i bëjnë institucionet ekzekutive. Opozita duhet të reflektojë drejt. Ne fuqizojmë rolin koordinues të Kuvendit.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar