Opsionet e Metës për datën e zgjedhjeve, me marrëveshje ose e njëanshme

Me ofertën presidenciale për të ndryshuar datën zgjedhjeve, Meta ju lë kohë palëve politike të bëjnë një marrëveshje. Kjo do t’ia lehtësonte kreut të shtetit caktimin e datës së re për zgjedhjet lokale. Kushtetuta ka përcaktuar se mandati i të zgjedhurve vendorë, pra kryebashkiakëve dhe këshilltarëve, është 4 vjeçar. Mandatet e të zgjedhurve aktualë kanë filluar në 10 gusht 2015 kur KQZ ka shpallur rezultatin përfundimtar, dhe përfundon, sipas Kushtetutës në 10 gusht 2019. Ndaj data e zgjedhjeve të reja lidhet ngushtë me skadimin e mandateve të kryebashkiakëve aktualë.

Kodi Zgjedhor përcakton zgjedhjet në Shqipëri mbahen në periudha. Atë nga 15 marsi deri më 30 qershor, ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor. Pra, 30 qershori, data e dekretuar nga vetë Presidenti Meta është e fundit për sezonin e pranverës.

Ndaj, nëse Meta, në respekt të Kodit Zgjedhor, dekreton një datë pas 15 shtatorit, në sezonin zgjedhor të vjeshtës, atëherë do të përballej me një argument që mazhoranca e mbron, se vendi do të ngelej për disa javë pa qeveri lokale.

Që zgjedhjet të bëhen përpara 10 gushtit, atëherë duhet një dakordësi politike përmes të cilës mund të ndryshohet Kodi Zgjedhor. Një dispozitë tranzitore do të zgjaste periudhën aktuale zgjedhore të pranverës, ose do të vendoste ta anashkalonte atë për këtë vit. Kështu do të mund të kishim zgjedhje edhe në korrik.

Megjithëkëtë, nuk përjashtohet as mundësia që presidenti të caktojë një datë të re zgjedhjesh pa pritur dakordësinë mes Ramës e Bashës, për sa kohë Gjykata Kushtetuese, e vetmja që mund t’ia rrëzojë dekretin nuk është funksionale. 

Neni 109\14 i Kushtetutës

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GENT SHIRITI LAPRAKËS: 24/05/2019 16:45

    O ilir fundërrina meta kush mendon ti se je që do luash me fatet e popullit Shqiptar. Ti je një hajdut ordiner një qelbësir e gjall ti dhe buçja jote që s'të bën ty për bur o langaraq.

    Përgjigju
  • Erisi: 24/05/2019 15:50

    O president idiot,nuk e vendos gruaja yte fallxhore daten e zgjedhje por ka kushtetute shteti.Kushtetunen duhet ta respektosh sic ben kur kthen ligjet qe ben parlamenti dhe ja kthen se bien ndesh me kushtetuten.Tani na thua po rat dakort me fallxhoren time un e shkel kushtetuten.Kush je ti qe i jep vetes kete te drejt,as ne vendet afrikane nuk shtyhen zgjedhjet se keshtu do gruaja ime.Leje mandatin dhe clirohe kete popull o plere se nuk i ben ligjet ti e plaku Mere me fallxhoren. Asnje leshim,te respektohet kushtetuta qe eshte e shtetit shqiptar dhe jo e plerava si ju

    Përgjigju
    • Sokol Cutra: 24/05/2019 16:36

      Shtyrja e zgjedhjeve nuk ndryshon asgje, perderisa opozita perseri nuk do futet, ky IM, te pyesi Lulin e gruan nese futen po u shty data,

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta