Dokumentari për Kennedy-n që do të transmetohet në 8 nëntor të këtij viti, portretizon Presidentin jo se si ai bëhet legjendë, por si një njeri para vrasjes së tij.
Në dokumentar janë përfshirë njerëzit, të cilët kanë parë për herë të fundit Presidentin Kennedy, njerëzit që ishin në mesin e turmës ku Kennedy mbajti një fjalim 3 orë përpara vdekjes.
Në dokumentar përfshihen edhe kujtimet e agjentit të Shërbimeve Sekrete, Clint Hill. Hill kujton fillimet e një turneu të "zakonshëm" politik që u shndërrua në një makth personal dhe kombëtar.
Nuk mbeten pa u përmendur edhe limuzina ku Kennedy humbi jetën, një Lincoln i bardhë, si dhe aeroplani Air Force One që transportoi Presidentin dhe trupin diplomatik mëngjesin përpara se të ndodhte atentati më fatkeq në histori.
Dokumentari i National Geographic do të transmetohet në 171 shtete dhe do të përkthehet në 48 gjuhë.
(v.gj/shqiptarja.com)