Në natën ndërmjet të së shtunës  dhe të dielës ne do ti lëvizim akrepat e orës një orë pas. Kjo shënon pak a shumë edhe ardhjen zyrtare të të ftohtit. E këto ndryshime ditët e para sjellin një gjendje melankolie e depresioni tek ne.

Është një fazë kalimi dhe përshtatje në të cilën është e mirë të vendosim mirëqenien tonë në plan të parë, ndaj për këtë po ju japim disa këshilla:

Mos e ndryshoni orarin tuaj: Duke parë që kemi pak më shumë kohë në mëngjes mund ta shfrytëzojmë për të mos u ngritur më në limitin e saj, por ta trajtojmë kohën në mënyrë që të vishemi me qetësi dhe ta hamë mëngjes pa nxituar.

Duhet ti thoni stop stresit: Dimri është koha kur shumë bimë hynë në fazën e pushimit dhe disa lloje të kafshëve në gjumin letargji. Ndërsa ne njerëzit duhet të paktën të ngadalësojmë ritmet dhe të mbështesim dëshirën për të pushuar. Është e domosdoshme të edukojmë mendjet tona për të ndaluar rrjedhën e mendimeve të zakonshme dhe furisë së përhershme.

Shijoni sa më shumë dritën e diellit: Arsyeja pse ndryshimet e sezonit na bëjnë të ndihemi më të trishtuar dhe të depresionuar është rënia e sasisë së dritës së diellit që ne mund të shfrytëzojmë. Për këtë duhet të përpiqemi që të shfrytëzojmë sa më shumë orë të diellit jashtë, ndoshta duke bërë një shëtitje të bukur. Drita e diellit favorizon prodhimin e endorfinave dhe lufton melankolinë.

Tregoni kujdes me ushqimet që konsumoni: Ndryshimi i sezonit është një kohë e mrekullueshme për të ndryshuar edhe  zakonet tuaja të të ngrënit. Në këtë periudhë është e nevojshme të konsumojmë ushqime të shëndetshme dhe ushqyese që mund të na japin të gjitha elementet që duhen për të qenë plot energji dhe pa shtuar në peshë. Idealja si gjithmonë është të mos harrojmë  frutat dhe perimet sezonale dhe të favorizojë ushqimin e lidhur me energji.

Redaksia Online
J.Sh shqiptarja.com