‘Ora e Kiametit’ është zhvendosur më afër mesnatës se kurrë më parë.
Sipas mediave të huaja, ekspertët të cilët merren me këtë, paralajmërojnë se jemi më afër se kurrë fundit të botës.
Ora, e cila është një metaforë për rreziqet me të cilat përballet njerëzimi, përditësohet bazuar në perceptimet se sa afër janë njerëzit me shkatërrimin e botës, me mesnatën që simbolizon atë moment.
Ora aktuale është zhvendosur në 85 sekonda deri në mesnatë, nga 89, që ishte rekordi i mëparshëm për kohën më të afërt me mesnatën.
Alexandra Bell, drejtoreshë ekzekutive e Buletinit të Shkencëtarëve Atomikë, i cili përcakton kohën, rreziqet bërthamore ishin në krye të listës për shkencëtarët, të cilët përmendën sjelljen agresive nga fuqitë bërthamore si Rusia, Kina dhe SHBA-ja.
Ajo gjithashtu vuri në dukje luftën e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë, bombardimet e Iranit nga SHBA-të dhe Izraeli, si dhe përplasjet kufitare midis Indisë dhe Pakistanit.
Komente








