Ora ideale për të nisur mësimin

Ora ideale për të nisur mësimin
Tiranë, 10 Shtator /ATSH/ - Akademia Amerikane e Pediatrisë, së fundmi ka kryer një studim për të parë se cila është ora më e përshtatshme që nxënësit të nisin mësimin, në mënyrë që truri i tyre të mos jetë i fjetur, por aktiv.

Muaji shtator është muaji kur prindër, mësues e nxënës mbi të gjitha,  janë të angazhuar për fillimin e vitit të ri shkollor.

Përvec teksteve shkollore, metodologjisë së mësimdhënies, mënyrës se si duhet  të edukohen drejt nxënësit në shkollë, duket se një problem përbën edhe e ngritura herët në mëngjes nga nxënësit.

Sipas rezultateve të Akademisë Amerikane të Pediatrisë , për moshën 10 vjeçare ora ideale kur ata duhet të nisin mësimin është ora 8 e mëngjesit.  Ndryshe është për 16 vjeçarët, ku për ta mësimi duhet të fillojë mes orës 10 e 10 e 30 të mëngjesit. Ndërsa për 18 vjeçarët,  dita e mësimit duhet të nisë në orën 11 e 30.

Këto rezultate kanë marrë parasysh ritmet biologjike të nxënësve, për të përcaktuar kështu një orë të saktë, ku mësimnxënia është më efikase. Rezultatet e studimit janë pasqyryar në “The Huffington Post”  dhe pritet që kjo akademi të publikojë  studime të tjera të kryera, që lidhen me individë nën 18 vjeç.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot 

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot